Ballina Opinion Pse autokrati i dhunshëm u shndërrua në servil të neveritshëm

Pse autokrati i dhunshëm u shndërrua në servil të neveritshëm

41
0

Nga Astela Veis

Aty qëndronte, i ushtruar deri në neurozë, me zanore të lustruara me kujdes dhe një anglishte që më në fund nuk tradhtonte më origjinën, por funksionin. Një shkëlqim oksfordian në çdo tingull! Sepse Edi Rama, pas vitesh përpjekjeje, më në fund ka arritur ta bëjë theksin po aq fleksibël sa shtyllën kurrizore. Një theks që di të përkulet, të gjunjëzohet dhe të performojë. Dhe duhet pranuar, me një sinqeritet brutal që Edi Rama lëpin, nuk improvizon.

Ai e bën me disiplinë, me estetikë, me përkushtimin e një njeriu që e ka ngatërruar nënshtrimin me diplomacinë dhe servilizmin me vizion shtetëror.
Këmbët i dridheshin lehtë, jo nga pesha e historisë, por nga afërsia me pushtetin e duhur. Jo nga përgjegjësia morale, por nga aroma e mbështetjes. Sepse nuk po fliste para historisë, por para sponsorëve të saj. Dhe aty, diplomacia shqiptare u reduktua në një akt fizik respekti. Një b**h lëpirje e artikuluar bukur, me anglishte të rrjedhshme dhe pauza të studiuara.

Fjalimi, i mbajtur me gravitetin e një morali të marrë me qira, nuk ishte një adresim, por një shfaqje politike e nivelit të lartë si balet kujtese selektive, empatie të kontrolluar dhe temjan retorik i djegur për një audiencë që nuk kërkonte ndjeshmëri, por besnikëri. Djalli, siç dihet, nuk ka nevojë për përfaqësim, por vetëm për njohje. Dhe Rama foli si njeriu që jo vetëm e njeh, por i flet me rrjedhshmëri.

Tani, le të jemi të sinqertë, cinikisht të sinqertë. E kuptoj arsyen politike. E kuptoj pse politika shqiptare dëshiron të rreshtohet demonstrativisht me Izraelin. Izraeli ka SHBA-në. SHBA-ja ka peshën. Dhe Shqipëria, e vogël, e pasigurt dhe e etur për miratim, kërkon të shihet në krahun “e duhur” të fotografisë. Kjo është logjika e ftohtë e diplomacisë së varur. Por problemi nuk është kalkulimi. Problemi është entuziazmi servil me të cilin bëhet. Problemi është kur kjo kthehet nga strategji në pozicion trupor.

Le të jemi edhe më të saktë, ai nuk përfaqëson popullin shqiptar. Ai përfaqëson një specie politike të kultivuar prej dekadash në këtë vend. Një specie që mbijeton duke brohoritur jashtë atë që shkel brenda. Një politikë që flet për njerëzim në Jeruzalem, ndërsa në Tiranë administron cinizëm, që predikon demokraci jashtë, ndërsa brenda e trajton si mobilje dekorative.

Sa për Netanyahun, takimi ishte një pasqyrë perfekte. Dy liderë që flasin rrjedhshëm gjuhën e dramës ekzistenciale, secili duke përdorur historinë si anestetik për të tashmen. Njëri qeveris përmes emergjencës së përhershme, tjetri përmes performancës së përhershme. Njëri akuzohet për çmontimin e demokracisë, tjetri e përdor demokracinë si skenografi. Së bashku prodhuan një spektakël ku ironia vetë dukej e rraskapitur.
Kjo nuk ishte diplomaci. Ishte ritual i vetë-legjitimimit mes burash (nuk e harrova r-në e dytë, jo) që e ngatërrojnë mbijetesën me virtytin. Një shtrëngim duarsh mes këmbësh që dridhen dhe pushteti që shtrëngohet fort.

Turp dhe neveri!

Nëse në politikë përkulja quhet art i shtetit, duartrokitja e pushtetit quhet diplomaci, b**h lëpirja e artikuluar në anglisht quhet interes kombëtar, atëherë, me gjithë vetëdijen dhe përbuzjen që më lejon mendja, ju kam dhj**ë mu në politikë!

Autorja eshte Lektore dhe Doktorante ne Universitetin EuropIan te Flensburgut per Studime mbi Paqen dhe Zgjidhje Konfliktesh!