Sipas gazetarit Klodian Tomorri, në Syri Tv, megjithëse gjykata ka faktuar vjedhjen, paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme nuk janë kthyer, ndërsa dihet qartë edhe destinacioni i tyre. Ai kritikoi ashpër mënyrën se si trajtohet akuza e ‘shkeljes së barazisë në tendera’, duke e cilësuar atë si një formulë të konsumuar që po përdoret për të shpëtuar zyrtarët nga akuzat reale për korrupsion.
Gazetari ngriti shqetësimin se në asnjë nga aferat e mëdha, nga inceneratorët te tunelet, unazat apo projektet e AKSHI-t, nuk është rikuperuar asnjë lek për shtetin. Ai ironizoi edhe menaxhimin e aseteve të sekuestruara, duke përmendur raste absurde ku edhe mallrat e konfiskuara zhduken ose shkatërrohen.
‘Paraja e vjedhur është flagrante. Dhe dihet edhe ku ka shkuar. Është ndërtuar hotel, është hoteli atje në Durrës. Po. Do bëhet kazino atje, se është me 5 yje, do ketë edhe kazino. Dhe çfarë? Pra, është faktuar që ato para u vodhën, është faktuar që një pjesë e atyre parave u investuan në atë hotel dhe ndërkohë publiku nuk mori asgjë mbrapsht.
Dhe tani këtu është, kjo historia e shkeljes së barazisë në tendera është bërë një histori edhe bajate, dhe madje edhe kryeministri luan shpesh me këtë kur merr prokurorët në telefon kur ata hapin ndonjë dosje për zyrtarët e tij u thotë, keni gjetur ndonjë para, është vjedhur ndonjë para?
Po tani ka një pyetje shumë normale. Ore, për çfarë e përcakton ti fituesin e tenderit? Pse ia jep këtij? Pse ia jep atij? Pse i thua jepja filan biznesmeni, apo jepja ë, filan biznesmenit? Ti ia jep për dy arsye, sepse e para, ai të shërben, ose, ose të ka shërbyer, ose të shërben, dhe e dyta, do ta marrësh përfitimin në krah tjetër.
Pra nuk është e thënë që ti do ta marrësh atë përfitim me thes në krah, por do ta marrësh ose, ai ose do të financojë zgjedhjet, ose do të financojë njerëzit që i çon ti, e kështu me radhë. Pra, korrupsion është ky. Nuk është shkelje e barazisë së tenderit. Se një, një zyrtar normal nuk ka pse hyn asaj valleje që të përcaktojë fituesin, por thotë le ta marri kush të dojë, bëhet garë dhe unë e bëj gjumin e qetë te shtëpia. Pra, pse vihen në siklet këta që shkelin barazinë në tender? Se është bërë kjo akuza e shkeljes së barazisë në tender, me këtë po shpëtojnë të gjithë.
Po çështja është që këtu nuk rekuperohet asgjë nga paratë e vjedhura. Ky është problemi dhe kjo histori nisi me inceneratorin, Po po. që u zhdukën 200 e ca milionë, 300 e ca milionë dhe nuk dihet sa e sa se lanë edhe, edhe borxhe ata që po i paguan tani publiku.
Nuk u rikuperua asgjë. Vazhdoi historia me tunele, me unaza, me AKSHI. Keni parë ndonjë lek?
Asgjë. Sekuestrime ka ose kur kapin ndonjë tufë delesh kontrabandë dhe ato delet ia çojnë agjencisë së ë pasurive dhe i ngordhin, se ka dhe perla, kjo është një tjetër histori, kjo se si menaxhohen këto asetet. Se ngordhin delet brenda natës, edhe aty delet i vodhën. Po…
Pra, kjo histori po bëhet qesharake dhe ajo që thoni ju për mesazhet, ajo është thelbi. Pra, çfarë mesazhi po japin? Po japin mesazhin që, hajde mos firmos se nuk është ndonjë problem i madh, çik shërbim prove aty, pa arrest shtëpie, detyrim paraqitje.
Pra, nuk mund, nuk mund të jetë kështu. Nuk mund të jetë kështu, sepse atëherë ti, dhe kjo, kjo shpjegon dhe arsyen tjetër. Se pse pavarësisht hetimeve të bujshme dhe dosjeve të bujshme që janë hapur, vjedhja nuk ndalet. Përkundrazi, është shtuar. Dhe ka një pyetje. Pra, ne kemi më shumë vjedhje tani që kemi SPAK-un sesa kemi patur.
Sigurisht që është e njëjta qeveri dhe ajo qeveria punën di të bëjë, SPAK-u të ketë, po çfarë të duash. Po puna është, ti nuk po bën atë për të cilën mund t’i shërbesh tamam publikut, parandalimin.
Pra që ai zyrtari, që ai zyrtari ta ketë, t’i dridhet dora kur të vejë të firmosë ndonjë gjë të paligjshme. Kështu ti nuk e jep atë mesazh. Unë nuk e di ku është, është faji i gjykatës, është i SPAK-ut, është kjo është një histori tjetër, por drejtësia nuk shihet SPAK-u më vete, gjykata më vete, drejtësia është një. Ne kemi thënë, ne jemi mburrur, kemi bërë reformë në drejtësi, kemi bërë reformë në drejtësi dhe tani po shohim këto gjëra’, tha ndër të tjera gazetari Klodian Tomorri







