Ballina Aktualitet SPAK konfirmoi dënimin në Greqi/ Nis mbledhja, Këshilli i Lartë Gjyqësor fut...

SPAK konfirmoi dënimin në Greqi/ Nis mbledhja, Këshilli i Lartë Gjyqësor fut në rend ditë çështjen e gjyqtares Irena Gjoka

33
0

Këshilli i Lartë Gjyqësor fut në rend dite çështjen e gjyqtares së posaçme Irena Gjoka. Prokuroria e Përgjithshme, pasi kreu hetimin e thelluar, njoftoi KLGJ se vendimi i gjykatës së Janinës, Greqi, është autentik. Sipas vendimit, Gjoka rezulton e dënuar për përdorim vize të falsifikuar. Këtë dënim gjyqtarja nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. KLGJ duhet të vendosë sot nëse Irena Gjoka është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës së gjyqtares.