Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në një emision televiziv, ka publikuar dokumente që sipas saj vërtetojnë se Irena Gjoka (Maneku–Shpata) ka qenë e dënuar në Greqi dhe se ky vendim nuk është amnistuar, por vetëm është arkivuar për shkak të një ligji grek që synonte uljen e numrit të dosjeve në sistemin gjyqësor.
Sipas Kalasë, arkivimi nuk e shfuqizon dënimin penal dhe nuk e ndryshon faktin juridik se personi është i dënuar. Ajo theksoi se pretendimi për amnisti është i pavërtetë dhe se, edhe në rast amnistie, kjo duhej të ishte deklaruar qartazi në formularët përkatës.
Kalaja deklaroi se Irena Gjoka ka gënjyer katër herë në formularin e dekriminalizimit, çka sipas saj përbën vepër penale. Ajo theksoi se kjo nuk lidhet vetëm me vitin 2019, por edhe me vitin 2022, kur Gjoka mori mandatin si drejtuese e Gjykatës së Posaçme.
‘Fakti që gënjen katër herë në formularin e dekriminalizimit, tregon që ti ke kryer vepër penale. Këtu fillon dhe mbaron historia dhe jo vetëm në 2019-ën, por dhe në 2022-shin kur ka marrë mandatin e drejtueses së Gjykatës së Posaçme. Të vazhdojmë te pjesa tjetër. Shikoni çfarë thotë. Me shkresën numër protokolli 216 fraksion 7, datë 15.07.2025, duhet të qëndrojë këtu. Datë 15.07.2025. Ministria e Drejtësisë ka përcjellë përgjigjen e autoriteteve gjyqsore greke në lidhje me kërkesën tonë datë 07.05.2025, pra, këtë që unë sapo ju citova, ku thuhet se vendimi është autentik dhe nuk është ekzekutuar për shkak të aktit të prokurorit. Bashkëlidhur thotë, është dërguar një kopje e njësuar me origjinalin e këtij vendimi.
Pra, jemi në 15.07.2025. Përgjigja që unë ngre, pyetja që unë ngre dhe që ka mbetur pa përgjigje dhe sot e kësaj dite është, çfarë kanë bërë institucionet tona nga data 15 korrik 2025? Po i quajmë nul të gjithë problematikën përpara kësaj date. Pra, ka ardhur një përgjigje, thuhet që kjo shtetase që mban në mënyrë të padrejtë dhe antikushtetuese postin e gjyqtares, është e dënuar me vendim, vendim i cili thotë, nuk është ekzekutuar për shkak të aktit të prokurorit. Atëherë, unë do të dëshiroja në mënyrë ekskluzive të paraqes në emisionin tuaj, kush është ky vendimi? Pra, çfarë ka ndodhur? Sepse ëh, çfarë kemi provuar ne, që edhe parashtrimet, pra, po pretendojmë se për të gjitha këto, ëh, këtë ta mbajmë pak në në sfond, sepse ka shumë rëndësi për ta analizuar.
Dhe, dhe siç e citova, sipas këtij vendimi të prokurorit, thuhet, për shkak të ligjit numër datë, ky, ky vendim, pra, është vendim i formës së prerë i nderuar për sa shkon ëh për të ekzekutim tek prokurori. Por, në shtetin grek ka dalur një ligj që këtu citohet me numër 3346 i vitit.
Thotë, ‘Urdhërojmë mos ekzekutimin e vendimit të me tre anëtarë të, u dënua Irena Maneku me të dhënat dhe pika dy e vendosim vendimin e mësipërm në arkiv në përputhje me nenin 32’. Çfarë do të thotë kjo? Sepse rrëzon pretendimet e Irenës me tre mbiemra që ky vendim është amnistuar. Jo. Ky vendim e shikoni qartazi fare, thotë ka kaluar në arkiv për shkak se ky ligji doli në shtetin grek për të ulur numrin e dosjeve të cilat ishin në sistemin gjyqësor dhe me këtë rast, kjo dosje jo se amnistohej, po kalonte në arkiv dhe kjo nuk e bënte çështjen që Irena Gjoka nuk është e dënuar.
Pra, Irena Gjoka jo vetëm është e dënuar, është e qartë fare. Por Irena Gjoka nuk mund të fshihet mbas amnistisë, sepse dhe në do të kishim amnisti, duhet ta shënonte, jam e dënuar dhe kam fituar amnistinë me këtë ligj.
Po pra, është kontradiktore, pra e fillon, e fillon, ja prandaj jua dhashë këtë vendimin. E fillon ëh parashtrimet me faktin që nuk është vënë në dijeni. Shikojeni pak çfarë date ka ky vendim gjykate. Ky vendim gjykate është i 2004-ës dhe shikoni pak aty. Irena Maneku Irena, sepse kështu e ka. Unë e kam dhe shqipen po të doni jua jap. Ja, ja ku e keni, shikoni poshtë, është e përkthyer në shqip dhe me vulë apostile. Atëherë çfarë thotë? Thotë, përkuese është Irena Maneku. Atëherë si nuk paska dijeni kjo gjyqtare kur ka bërë kërkesë?
Ka vënë, po ka vënë avokat. Po ja se kemi një provë shumë të rëndësishme që Irena Maneku vazhdon të gënjejë. Edhe kësaj mund t’i bëni një foto. është prokura që autorizon ëh avokatin, sepse edhe në këtë, në këto moment, vijohet dhe gënjehet, pra quhet falsifikim në deklarim, Këshilli i Lartë Gjyqësor, sepse thotë, prokurën ja kam dhënë kur kanë filluar të flasin mediat dhe mediat kanë filluar të flasin në mars të 2024-ës. Shumë lehtësisht e dalloni që prokura është datë 31 mars 2003 dhe nëse e shikojmë prokurën për pak në led, çfarë thotë?
Pra, çfarë thotë prokura? Ëh Irena Maneku në këtë prokurë, po me mbiemrin e vajzërisë, sepse Gjoka ka mbiemrin e bashkëshortit aktual, thotë që autorizoj ëh avokatin që të më heqi dy ekspulset. Ja shikojeni. Ekspulsi numër 14, datë 24.12.2002 dhe ekspulsi numër 7, datë 13.02.2003. Atëherë të ndalojmë pak se ka shumë rëndësi. Ëh, edhe në këto proceset që ka iniciuar, Irena Maneku Shpata Gjoka, vë në lëvizje gjykatën për ekspulsin e dytë ose dëbimin e dytë. Nuk merret fare me ekspulsin e parë, sepse i nderuar, në ekspulsin e parë është kapur me vizë dhe vulë të falsifikuar.
Ka marrë një vizë greke për minoritarët, 100 ditore, ndërkohë që vendimi penal, po edhe dy vendimet e gjykatave administrative, thonë që ëh është falsifikuar fleta 17 e pashaportës me vizë greke. Ndërkohë, ndërkohë, ngrihet pretendimi vetëm për datën 13 shkurt 2003, sepse në këtë moment, në fakt, autoritetet greke nuk e kanë lejuar të futet, pra nuk e kanë dëbuar qartazi si në rastin e parë, po nuk e kanë lejuar të futet.
Për shkak, jo, për shkak se ka një proces penal të hapur me rastin e parë, se ka vizë të falsifikuar dhe vulë të falsifikuar. Dhe të kalojmë sërish tek fotoja që para dhamë pak çaste më parë. Jo, atë do ta lëmë, do ta lëmë pak më vonë. Një pretendim tjetër tek foto që kishim në fillim fare, atë të prokurorisë, të shtatorit. Pra, ajo që ishte një foto, dy foto në një dokument. Atëherë, po të shikoni, në paragrafin e fundit thuhet, nëpërmjet së cilës, pra Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, dega e policisë së qarkut Fier, thotë, pashaporta numër 1068376 fraksion 98, që thotë viti 98, figuron në grupin e pashaportave e tjerë e tjerë, por që janë asgjësuar për shkak të kalimit të afatit.
Çfarë ka thënë te pretendimet e veta para KLGJ-së? Që, sepse këtë numër pashaporte e ka dhe vendimi i gjykatës. Po çfarë ka thënë Irena me tre mbiemra? Që kjo nuk është pashaporta ime. Ja ku e vërteton dhe shkresa e policisë dhe prokuroria, shkresa këto dhe të gjithë shkresat e tjera, që unë për lehtësi të publikut që të mos e ngarkojmë me shkresa, nuk i solla, janë të gjitha në dosjen voluminoze që sot kishte për analizë dhe për vendimmarrje KLGJ-ja. Tashti kemi dhe një dokument tjetër. Më jepni edhe foton, foton tjetër, foton dy. Ëh, ka qenë, ka qenë rast i veçantë Irena Gjoka në Shqipëri?
Pra, nuk është rast, unë thashë, Irena me tre mbiemra është normë në sistem. Është investim i drejtpërdrejtë i Edi Ramës, sepse ka dhe një gjë tjetër. Në fakt, unë kam përdorur dhe kam përmendur si dhe juve, shumë vendimmarrje dhe më shumë jemi ndalur te vendimmarrjet e kësaj gjyqtareje që rastësisht, në thonjëza, merren vetëm me kryetarët e opozitës, me armiqtë e Edi Ramës’, u shpreh Adriana Kalaja








