Ballina Politika “Ergys Agasi koordinon rrëmbimet në katet e shtetit të së drejtës”, Ilir...

“Ergys Agasi koordinon rrëmbimet në katet e shtetit të së drejtës”, Ilir Meta: Arrestimi im mbi bazën e një ligji të shfuqizuar, ata me maska ishin…

28
0

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes një deklarate në rrjetet sociale, akuzon Ergys Agasin se qëndron pas “rrëmbimit” të tij.

Meta shkruan se Agasi është mbi të gjithë shkallët e shtetit të së drejtës.

“Në shtetin e së drejtës po ta thjeshtojmë piramidën apo hierarkinë e funksionimit të shtetit të së drejtës sikur të ishte një pallat me 4 kate (pa shtesa) normalisht në katin e parë (bodrum) qëndrojnë banditët.

Në katin e dytë qëndron Policia (mbi banditët).

Në katin e tretë qëndron Prokuroria dhe SPAK-u.

Në katin e katërt qëndron Gjykata (mbi të gjithë).

Në shtetin e së drejtës nuk ka kate shtesë mbi katin e katërt (pra të gjykatave).

Ndërsa në rastin Meta në katin e katërt qëndrojnë banditët (Organizata Kriminale me specialitet rrëmbimin).

Në katin e tretë është Policia (Narkopolicia).

Në katin e dytë është Prokuroria (SPAK).

Dhe në katin e katërt (bodrum) qëndron Gjykata”, shkruan Meta.

Postimi i plotë

Për të gjithë ata që nuk kanë kohë të lexojnë Kushtetutën dhe Konventat Ndërkombëtare, që mbizotërojnë në legjislacionin tonë, dua t’ua thjeshtoj kuptimin (perceptimin) se si funksionon shteti i së drejtës në rastin Meta, që nga dita e rrëmbimit publik të 21 tetorit 2024 e deri tani.

Në shtetin e së drejtës po ta thjeshtojmë piramidën apo hierarkinë e funksionimit të shtetit të së drejtës sikur të ishte një pallat me 4 kate (pa shtesa) normalisht në katin e parë (bodrum) qëndrojnë banditët.

Në katin e dytë qëndron Policia (mbi banditët).

Në katin e tretë qëndron Prokuroria dhe SPAK-u.

Në katin e katërt qëndron Gjykata (mbi të gjithë).

Në shtetin e së drejtës nuk ka kate shtesë mbi katin e katërt (pra të gjykatave).

Ndërsa në rastin Meta në katin e katërt qëndrojnë banditët (Organizata Kriminale me specialitet rrëmbimin).

Në katin e tretë është Policia (Narkopolicia).

Në katin e dytë është Prokuroria (SPAK).

Dhe në katin e katërt (bodrum) qëndron Gjykata.

Sepse vetë Gjykata dhe SPAK-u na provojnë zyrtarisht se shtetasit Ilir Metaj i është komunikuar akuza nga Policia Gjyqësore (e Policisë së Shtetit) fiks në orën 14:16.

Ndërkohë video e bërë virale në tërë botën është regjistruar në ora 12:18.

Pra banditët me maska, me armë të rënda, pa fytyra, pa emra dhe pa asnjë letër me vete rrëmbejnë me dhunë dhe e fusin forcërisht në makinën e tyre private ish-Presidentin e Republikës, që atëherë mbrohej ligjërisht nga Garda e Republikës.

Fiks për 2 orë (pa 2 minuta) banditët i bëjnë xhiro rrugëve të kryeqytetit ish-Presidentit me pranga në duar për t’ia dorëzuar policisë gjyqësore, e vetmja e caktuar nga Gjykata për të kryer ekzekutimin në orën 14:16.

Nga zelli i tepruar për t’i shërbyer Policisë së tyre, banditët u dorëzojnë edhe shoqëruesin e Z. Meta, qytetarin Artemis Peca, të prangosur.

“Ne ju thamë për një, – u thanë policët, banditëve, – “e ju na keni sjellë dy”.

“Na falni, – u përgjigjën banditët, “por këta të dy ngjanin shumë me njëri-tjetrin, ndaj vendosëm t’i prangosnim të dy, që të ishim të sigurtë për porosinë tuaj”.

“Lirojeni këtë tjetrin, – u thanë policët, – “se nuk na duhet dhe vazhdoni me listën e rrëmbimeve të tjera”.

“Një për të gjithë dhe të gjithë për një!”, – brohoritën banditët dhe i morën prangat nga duart e Artemisit për t’ua vendosur sipas radhës (së Gysit), Gerondit, Danielit dhe plot të tjerëve.

Dy ditë më vonë, më 23 tetor 2024, gjykatësi Erion Çela pyet tre prokurorët (muskëtjerët): “Si është kryer arrestimi i të pandehurit, Ilir Metaj?”

Prokurori Kraja, me përvojë për arrestime në të dy epokat deklaroi: “Vetëm sipas ligjit Z. Gjykatës!”. Dy kolegët e tij aprovuan me kokë.

“Ky gënjen Z. Gjykatës, – tha i pandehuri, “dhe vendimi i firmosur nga vetë ju që ekzekutimi i arrestimit tim të bëhej vetëm nga Policia Gjyqësore, BKH dhe SPAK-u është shkelur rëndë nga banditë me maska”.

“Ndërpritet seanca!”, – thotë gjykatësi dhe drejtohet për në Dhomën e Këshillimit (Komandimit) për të “pjekur” vendimin.

Rifillon seanca.

Gjykatësi me solemnitet dhe kokën ulur deklaron vendimin: “Gjykata pasi dëgjoi qëndrimin e prokurorëve dhe atë të të pandehurit, vendosi në favor të prokurorëve dhe e cilëson arrestimin plotësisht të ligjshëm”.

“Mbi çfarë baze ligjore Z. Gjykatës?”, – reagoi i pandehuri.

“Në demokraci ekziston vetëm një ligj i pandehur dhe ai është ligji i shumicës. Këta janë tre (prokurorë) dhe ti një (i pandehur)”.

“Ndjesë Z. Gjykatës, por reagova në atë mënyrë duke besuar në parrullën pas jush se:

Ligji është i barabartë për të gjithë”.

Ditën tjetër, i pandehuri takon avokatin.

“Ore avokat, që treshi është më i madh se njëshi e kuptova, por nuk kam kuptuar akoma si qëlloi që të tre prokurorët special kanë firmosur arrestimin tim mbi një ligj të vitit 1998, që është shfuqizuar në vitin 2020. Si nuk e pa njëri prej tyre gabimin?”

“Dëgjo, – i thotë avokati, të pandehurit, “nuk ishte faji i tre prokurorëve, por i njëfarë Gysi dhe Erion Veliaj, se ma thanë miq nga BKH. Ky Gysi thonë që koordinon këto rrëmbimet midis të katër kateve (pra banditëve, policisë, SPAK-ut dhe gjykatës). Ideja ishte që nga rrëmbimi te dorëzimi të zgjaste 20 minuta, por Gysi kujtonte se prokurorët ishin në zyrë.

Ndërkohë ata ishin në periferi në një drekë speciale, por rrëmbimi kishte ndodhur. Kështu Gysi u thotë atyre të BKH-së bëni letrat tani se çdo gjë me sukses”.

“Po prokurorët nuk janë këtu, – i thonë ata të BKH-së, “por në një lokal afër Surrelit”.

“Urgjent, – u thotë Gysi, “shkruani urdhrin e arrestit dhe çojuani ta firmosin dhe silleni në Drejtorinë e Tiranës se kanë dy orë çunat me maska dhe janë mbledhur mediat”.

“Po le t’i heqin maskat po kanë vapë, – i thotë ai i BKH-së, “se na duhet pak kohë nga trafiku, sa t’u marrim firmën prokurorëve”.

“O idiot, – i ulëret Gysi, “t’i vërtet kujton se ata me maska janë të Forcave Speciale. Ata janë të gjithë në kërkim dhe mezi i mblodha nga Durrësi dhe Elbasani”.

Kur ata të BKH-së arritën te restoranti për t’u çuar urdhrin, Prokuror Sotiri si më skrupulozi e kapi gabimin dhe ua dy shefave.

“Ç’të bëjmë?”, – debatuan ata. “Ta firmosim kështu apo ta risjellim të korrigjuar?”

Sotiri u thotë dy shefave: “Ju lutem ju vazhdoni drekën se unë po shkoj vetë te zyra ta

rregulloj me dorën time. Ju kam thënë 100 herë se këta të BKH janë të papërgjegjshëm”.

“Je në terezi ti?, – i thotë shefi në fuqi. “Sa të shkosh ti në SPAK dhe të kthehesh në Surrel dhe pastaj sat ë firmosim ne e të shkojë urdhri te Drejtoria e Policisë, do nja tre orë të tjera nga trafiku. Ndaj ta firmosim kështu siç është se nuk është shkelja e parë që bëjmë. Plus Kimetja sa më çoi ftesën për Dekoratën”.

“Dakord!, – thotë shefi i shfuqizuar se këtë procedurë ndoqëm edhe me Jamarbërin”.

“Meqënëse Gysit nuk kishin çfarë t’i bënin u betuan se po të humbiste Sorosi zgjedhjet pas 2 javësh, këtë vonesë prej trafikut do e paguante Lali Eri”, – e përmbylli rrëfimin avokati.

“Tani e kuptova dhe fajin e Veliajt, – i thotë i pandehuri, avokatit.