Ballina Lifestyle Dua Lipa shijon “javën perfekte” në Paris me të fejuarin Callum Turner

Dua Lipa shijon “javën perfekte” në Paris me të fejuarin Callum Turner

14
0

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj momente romantike nga udhëtimi në Paris me të fejuarin, aktorin Callum Turner. Këngëtarja publikoi disa fotografi të ëmbla në rrjete sociale, duke e përshkruar qëndrimin në kryeqytetin francez si “javën perfekte”.

Në imazhet e shpërndara, çifti shihet duke shëtitur në rrugët piktoreske të qytetit, duke shijuar ushqimin francez dhe duke kaluar kohë cilësore së bashku.

Postimi i Duas u prit me mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat, të cilët e përgëzuan çiftin për lumturinë e tyre.

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë qenë më të hapur kohët e fundit për lidhjen e tyre, ndërsa ky udhëtim në Paris duket se ishte një tjetër kapitull romantik në historinë e tyre.