45-vjeçari Denis Çumani ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra pasi u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së martës, 27 janar, në derën e banesës së tij.
Sipas burimeve, ai u dhunua fillimisht dhe më pas u qëllua nga kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra, ku plumbi i përshkoi trupin tejpërtej, duke i shkaktuar plagë fatale.
Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një vajzë, me të cilën Çumani kishte komunikuar, ndërkohë që ajo ishte në lidhje me Dorian Ferrën.
Dy autorët janë shpallur në kërkim vetëm për plagosje, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia për vdekjen e Çumanit.







