Ballina Politika Arrestimi i Ilir Metës/ IFIMES kritika policisë: Sundimi i ligjit nuk matet...

Arrestimi i Ilir Metës/ IFIMES kritika policisë: Sundimi i ligjit nuk matet nga forca e represionit! Duhet hetim ndërkombëtar

39
0

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit të presuidentit të Partisë së Liirsë Ilir Meta, ku ka dalë në përfundimin se ka pasur mangësi serioze procedurale gjatë arrestimit dhe ndalimit, duke përfshirë mungesën e provave se individi është informuar menjëherë për arsyet e arrestimit, kufizimet në të drejtën për akses të menjëhershëm në një avokat, mosdhënien e një karte të të drejtave dhe mirëmbajtjen joadekuate të dokumentacionit zyrtar.

IFIMES ka evidentuar gjithashtu dobësitë sistemike në sjelljen e Policisë së Shtetit gjatë arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta.

“Çështja kryesore në këtë rast nuk është ekzistenca e një vendimi gjyqësor, por mënyra e zbatimit të tij. Sundimi i ligjit nuk matet nga forca e represionit, por nga qëndrueshmëria e respektimit të procedurave, respekti për dinjitetin njerëzor dhe përputhshmëria me parimet e prezumimit të pafajësisë dhe transparencës. Zbatimi konsistent i rekomandimeve të Avokatit të Popullit përfaqëson një hap të nevojshëm drejt forcimit të llogaridhënies institucionale, profesionalizimit të policisë dhe ruajtjes së standardeve evropiane[11] të të drejtave të njeriut në Shqipëri”, thuhet në raport.

Në përfundim IFIMES ka kërkuar vendosjen e monitorimit ndërkombëtar të rastit Ilir Metaj.

“Duke pasur parasysh rëndësinë politike të këtij rasti dhe kërcënimin potencial për normat demokratike, IFIMES kërkon vendosjen e monitorimit ndërkombëtar të rastit Ilir Metaj për të garantuar respektimin e plotë të standardeve të të drejtave të njeriut, për të siguruar transparencën dhe për të mbrojtur liritë themelore”, thuhet në raport.