Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, janë shtyrë lundrimet e trageteve nga porti i Durrësit drejt Barit.
Autoriteti Portual Durrës ka bërë me dije se, sipas njoftimeve të ardhura nga kompanitë e lundrimit, imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve në tragete do të vijojë mbrëmjen e sotme, në përputhje me orarët e parashikuar.
Ndërkohë, nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 5 shkurt 2026, në orët e para të mëngjesit, sapo të përmirësohen dhe të qetësohen kushtet e motit në det.
Autoriteti Portual Durrës u ka bërë thirrje udhëtarëve që të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë përkatëse të trageteve, për të marrë informacion të përditësuar lidhur me oraret dhe çdo ndryshim të mundshëm.







