Ballina Europë Çështja “Epstein” dhe përfshirja e Dukës Andrew/ Zbardhet dëshmia e një prej...

Çështja “Epstein” dhe përfshirja e Dukës Andrew/ Zbardhet dëshmia e një prej kallëzueseve: Në festa kishte vajza 14-vjeçare

37
0

Zbulime të reja rreth Jeffrey Epstein dhe marrëdhënies së tij me Dukën Andrew po dalin në dritë përmes miliona dokumenteve të publikuara nga autoritetet amerikane.

Një balerinë, emri i së cilës nuk bëhet i ditur publikisht, ka kërkuar 250 mijë dollarë duke pretenduar se është detyruar të kryejë akte seksuale në një festë në shtëpinë e Epstein në Palm Beach gjatë vitit 2006.

Sipas dosjes, gruaja pretendon se është shoqëruar me shofer në rezidencën e Epstein në Florida, ku kërceu para dhjetëra të ftuarve meshkuj, mes tyre Duka Andrew.

Në një letër të datës 23 mars 2011, avokati i gruas, William K. Vogeler, pretendon se Epstein shkeli një marrëveshje mirëbesimi duke mos i paguar asaj 10,000 dollarët që i kishte premtuar për të marrë pjesë në një festë në shtëpinë e tij. Gruaja përshkruhet si një “balerinë e njohur në Klubin e Stripeve të Rachel” dhe një nga disa gra që dyshohet se ishin ftuar sipas të njëjtës marrëveshje financiare.

Në dokumente thuhet se balerina vuri re dhe gra të tjera të reja në festë që ishin provokuese, disa prej tyre dukeshin minorene, rreth 14 vjeçe. Ajo më pas u çua në një dhomë gjumi ku Epstein e prezantoi me Andrew.

Avokati i saj pretendon se klientja e tij kërceu për dy burrat, përpara se ata t’i kërkonin të kryente marrëdhënie seksuale me të dy. Sipas padisë, gruaja u përgjigj se ishte punësuar vetëm për të kërcyer, jo për të kryer marrëdhënie, por Epstein dyshohet se i bëri presion, duke i thënë se do të paguhej më vonë.

Zbulimet kanë nxjerrë në pah akuza të tjera. Në vitin 2019, një tjetër ish-balerine tha se Andrew kishte kryer marrëdhënie seksuale me të në një festë në shtëpinë e Epstein në Nju Jork në vitet 1990, duke pretenduar se financuesi punësoi gra “sipas shijeve të Andrew”.