Ballina Kronika Sherri me thika në Korçë, policia jep detaje: 37-vjeçari u plagos në...

Sherri me thika në Korçë, policia jep detaje: 37-vjeçari u plagos në dorë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

30
0

Korçë/Informacion paraprak

Në lagjen nr.4, Korçë, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi P. K., ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. Q., rreth 37 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin P. K.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.