Një hetim mësohet se ka nisur edhe për përmbytjen e Sukthit.
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar dokumente dhe prova që kanë lidhje me situatën e rëndë që kaloi gjithë zona e Sukthit pas reshjeve te shiut jo si shkak i motit të keq por si shkak kryesore të abuzimeve me ligjin dhe vjedhjes me tenderat.
Mësohet se ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen pa leje ndërtimi dhe pa studim, solli përmbytjen e fshatrave të Sukthit dhe evakuimin e banorëve.
Këtë po heton prokuroria e cila ka sekuestruar pranë Bashkisë Durrës të gjithë praktikën dhe dokumentacionin e “procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim për objektin, “Rehabilitimi i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit Erzen”.







