Ballina Opinion Skandali i ri me avionin privat të Ramës/ Fjalia më vrastare është...

Skandali i ri me avionin privat të Ramës/ Fjalia më vrastare është se ‘nuk paguan qeveria’

40
0

Nga Klodian Tomorri

Një nga çmenduritë më të mëdha publike, e cila vitet e fundit ndodh me frekuencë të shpeshtë, është kjo historia e udhëtimeve të kryeministrit.

Sa herë që del ndonjë lajm se kryeministri ka udhëtuar me avion privat, ka një përgjigje standard: Paratë e avionit nuk u paguan nga qeveria dhe taksapaguesit shqiptarë.

Këtë përgjigje e jep një biçim agjencie që kanë bërë këta për informimin e publikut. Seç është një MIA, MIA.

Kjo MIA ekziston vetëm për këtë punë, që të thotë se nuk e pagoi populli avionin e kryeministrit. Se transparencë tjetër nga MIA nuk ka parë ndonjëherë njeri.

Por nejse. Varja MIA-s. Probleme qëndron tek përgjigja e MIA-s: Avionin nuk e pagoi qeveria.

Kjo potencialisht është indicie për vepër penale. Kush e pagoi? Se nëse nuk e paguan qeveria, potencialisht mund ta ketë paguar karteli i Sinaloas, Cosa Nostra, Hamasi, ISISI.

Këta të MIA-s dhe ata që i drejtojnë janë aq rrypa saqë këtë e thonë publikisht se ju duket si gjë e mirë.

Tani njerëzit e marrin me mend se kush ja paguan avionët kryeministrit dhe pse.

Një herë ja paguajnë se e duan për maskot. Një herë se përlajnë ndonjë koncesion, apo ndonjë kontratë ekskluzive armesh, e kështu me radhë.

Nëse kryeministri duhet me patjetër të udhëtojë me avion privat, kjo fjali që nuk e pagoi qeveria është vrastare.

Miletit i leverdis 2 mijë herë më shumë t’i paguajnë vet avionët e kryeministrit se sa financuesit e panjohur, që pastaj rrëmbejnë llokmat e mëdha të pasurisë publike.