Ballina Europë E rëndë/ Autobusi përplaset me këmbësorët, raportohet për një të vdekur dhe...

E rëndë/ Autobusi përplaset me këmbësorët, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

26
0

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një autobus dykatësh u përplas me këmbësorë në qendër të qytetit të Dublinit.

Lajmin e konfirmoi ministri i Drejtësisë i Irlandës në parlamentin irlandez, duke shtuar se të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në spital. Sipas autoriteteve, incidenti po trajtohet si një aksident rrugor.

Shërbimet e emergjencës u njoftuan pak pas orës 12:30, në kryqëzimin e rrugëve Talbot Street dhe Marlborough Street, në zonën e këmbësorëve North Earl Street.

Dublin Fire Brigade bëri të ditur se kishte marrë njoftime për një përplasje mes një autobusi dhe këmbësorëve. Në reagimin e saj, institucioni sqaroi se mbi 20 zjarrfikës dhe paramedikë u angazhuan në operacion.

Në operacion morën pjesë gjithashtu dy drejtues distrikti, katër ambulanca dhe një automjet me reagim të shpejtë nga Shërbimi Kombëtar i Ambulancës.