Ballina Politika Televizioni Serb në Tiranë, një histori e dyshimtë që shkon te njerëzit...

Televizioni Serb në Tiranë, një histori e dyshimtë që shkon te njerëzit e Vuçiç e pushteti i Millosheviçit

39
0

Vetëm dy muaj pas regjistrimit në Tiranë, kompania televizive serbe, “Arena News Channel Two Albania”, ka 25-fishuar kapitalin e saj fillestar, nga 500 mijë lekë në 12.5 milionë lekë të reja.

“Arena” shqiptare është në pronësi të kompanisë mëmë, me thuajse të njëjtin emër, “Arena News Channel Two DOO Beograd”të regjistruar në kryeqytetin serb dhe në pronësi fundore të shoqërisë publike, “Telekom Serbia”.

Image

“Arena” u regjistrua për herë të parë në vendin tonë në 25 nëntor 2025. Gjatë janarit 2025, aksioneri kryesor i saj ka vendosur të shtojë dy herë kapitalin fillestar, një shenjë që tregon se ka vendosur të kryejnë investime të rëndësishme në Shqipëri.

Image

Mbërritja e një televizioni serb në Shqipëri, megjithëse nuk është e ndaluar, sërish përbën një risi, jo domosdoshmërisht pozitive. Aq më tepër, kur të dhëna publike dëshmojnë se fijet e këtij televizioni shkojnë tek pushteti autoritar i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe tek njerëz që kanë pasur pushtet gjatë regjimit diktatorial të Slobodan Millosheviçit.

Fijet tek pushteti i Millosheviçit

Kompania serbe “Arena Neës Channel Two DOO Beograd” është regjistruar në mars të vitit 2024. Në Shqipëri, përfaqësues është Zoran Glisoviç. Ndërsa drejtoresha kryesore e grupit në Beograd rezulton Aleksandra Kërstiç (Kristic).

Image

Të dhëna të publikuara më herët në mediat në Beograd e lidhin znj. Kërstiç me fijet mediatike që shkonin në familjen e Sllobodan Millosheviç.

Aleksandra Kërstiç ka qenë më herët një drejtuese e televizionit “Happy TV”, një grup mediatik derivat i ish-televizionit “TV Koshava”, që ka qenë në pronësi të Maria Millosheviç, vajza e ish-diktatorit serb, Sllobodan Millosheviç.

Image

Po ashtu, të dhënat mediatike, thonë se Aleksandra Kërstiç, më herët, kanë pasur pozita të rëndësishme në grupin mediatik “Invej” AD, në pronësi të një biznesmeni kontravers serb, Predrag Ranković (Rankoviç) – Peconi, i dyshuar se ka pasur lidhje me grupin famëkeq kriminal, “Klani i Zemunit”.

Lidhjet me Vuçiç

Televizioni “Happy TV”, i drejtuar për një kohë të gjatë nga Aleksandra Kërstiç, ka një linjë të fuqishme pro-qeverisë konservatore të Presidentit Aleksandër Vuçiç. “Happy Tv” është vënë shpesh në shërbim të përmirësimit të imazhit të Vuçiçit, sidomos përballë raportimeve të mediave ndërkombëtare mbi mënyrën e tij të qeverisjes.

ImageKur, në vitin 2023, gazeta amerikane “Nju Jork Tajms” publikoi një investigim që ngrinte dyshime të forta për lidhjet e Vuçiçit me grupe kriminale, televizoni “Happy” në Beograd u përdor gjerësisht për të mbrojtur imazhin e Presidentit serb.

Një televizion serb në Shqipëri

Kompania “Arena Neës Channel Tëo Albania” do të funksiojë si një platformë televizive normale, sipas të dhënave të publikuara prej saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Aktiviteti i saj do të jetë “Prodhimi, transmetimi dhe shpërndarja e përmbajtjeve audiovizive nëpërmjet televizionit, internetit, platformave digjitale dhe rrjeteve sociale. ii. Botimi dhe administrimi i publikimeve elektronike dhe mediave online. iii. Prodhimi, redaktimi dhe shpërndarja e materialeve video dhe audio për qëllime informuese, arsimore dhe argëtuese…, etj”.

Por, ndërkohë që aktiviteti i prezantuar është në kufijtë e normalitetit, ajo që ngjan disi e çuditshme lidhet me faktin që një media serbe vendos të ngrihet në Tiranë. Shqipëria dhe Serbia nuk shquhen për raporte miqësore, një hendek i krijuar sidomos për shkak të sjelljes së qeverive serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Megjithatë, hendeku mes dy shoqërive është munduar të zvogëlohet nëpërmjet raporteve personale mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Image

Pikërisht, ky raport i ngrohtë Rama-Vuçiç duket se ka bindur mediat pranë shefit të Beogradit për të nisur ngritjen e një televizioni në Shqipëri, një sipërmarrje që duket se është e pamundur për investimet shqiptare në Serbi.

Opozita në vendin tonë, si edhe shumë zëra autoritarë në Kosovë, e kanë akuzuar kryeministrin Rama se është shndërruar prej vitesh në një “vasal të Vuçiçit”, duke i krijuar presidentit serb aksese të shumta politike dhe ekonomike në Shqipëri, ndërkohë që nuk mund të thuhet aspak e njëjta për interesat ekonomike shqiptare në Serbi./BoldNews