Ballina Ekonomia Ish ministri i Financave: Wizzair është një kompani grabitqare që zhvat qytetarët...

Ish ministri i Financave: Wizzair është një kompani grabitqare që zhvat qytetarët me kosto të fshehta

37
0

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, ka hedhur akuza të forta ndaj kompanisë ajrore Wizzair për abuzim dhe mungesë transparence me çmimet e biletave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj rendit disa nga tarifat që, sipas tij, po përdoren si mekanizma ndëshkues ndaj udhëtarëve dhe po rrisin ndjeshëm koston reale të udhëtimit.

Sipas tij, kostot e fshehta që aplikon Wizzair, e rrisin çmimin real të biletave në mënyrë të konsiderueshëm nga ai që u thuhet qytetarëve.

Ish ministri i Financave: Wizzair është një kompani grabitqare

Malaj nënvizon se shërbimet online, në rastet kur kompania ka sportele fizike në aeroport, duhet të jenë një opsion alternativ dhe jo një mjet penalizimi financiar për udhëtarët.

Veç kostove të check-in, Wizz Air aplikon tarifë deri në 80 euro për një valixhe shtesë deri në 20 kilogram, që sipas Malajt është disproporcionale dhe në shumë raste më e lartë se vetë çmimi i biletës.

Sipas ish-ministrit, këto kosto shtesë e rrisin çmimin real të biletës me 35 deri në 60 për qind, duke mashtruar konsumatorin në momentin e blerjes dhe duke krijuar një perceptim të rremë për çmimin final të udhëtimit.

Për shkak të këtyre praktikave abuzive, Malaj ka denoncuar dhe pasivitetin e autoriteteve shtetërore që duhet të mbrojnë konsumatorët nga praktikat e pandershme dhe grabitqare të kompanive.