Ballina Kronika Tre ditë i zhdukur pa gjurmë, nëna denoncon në Polici humbjen e...

Tre ditë i zhdukur pa gjurmë, nëna denoncon në Polici humbjen e djalit 26-vjeçar, nisin kërkimet për gjetjen e të riut

30
0

Një 47-vjeçare nga Kavaja ka denoncuar në Polici humbjen e djalit të saj.

I riu është zhdukur pa gjurmë prej datës 7 shkurt (e shtunë) dhe nuk ishte kthyer më në banesë, duke mos njoftuar nënën.

E shqetësuar, ajo ka kërkuar ndihmën e policisë vendore për gjetjen e tij, pasi ka dëshmuar se nuk po e arrinte dot as në telefon.

“Kallëzoi shtetasja O. A., 47 vjeçe, banuese në Kavajë, se më datë 7 shkurt 2026, ishte larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi F. S., 26 vjeç”, bëri me dije policia vendore.

Nuk jepen detaje në lidhje me dinamikën e ngjarjes, nëse mes dy familjarëve ka pasur konflikte apo nëse i riu kishte shqetësime.

“Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kavajës.

Po bëhen kërkime për ta lokalizuar të riun nëpërmjet telefonit apo rrjeteve sociale, si dhe dëshmive të mundshme.