Ballina Bota Dalin pamjet e rrëmbyesit/ Nena e prezantueses së njohur amerikane e zhdukur,...

Dalin pamjet e rrëmbyesit/ Nena e prezantueses së njohur amerikane e zhdukur, FBI arreston një të dyshuar

35
0

Autoritetet në Qarkun Pima, në SHBA, kanë arrestuar një person në lidhje me rrëmbimin e Nancy Guthrie, nënës 84-vjeçare të prezantueses së NBC-së, Savannah Guthrie.

Sipas raportimit të New York Post, i dyshuari u ndalua në zonën e Rio Rico-s nga oficerët e policisë që po e ndiqnin. Ndërkohë, TMZ raporton se personi i arrestuar nuk duket të ketë ndonjë lidhje të njohur me familjen Guthrie.

Shefi i FBI-së deklaroi se hetimet kanë shënuar përparim të rëndësishëm ditët e fundit. “Pa hyrë në shumë detaje, do të them se kemi bërë përparim të konsiderueshëm në 36-48 orët e fundit falë aftësive teknike të FBI-së dhe drejtuesve tanë, dhe besoj se kemi një person me interes në dispozicion”, tha ai.

Arrestimi u bë vetëm disa orë pasi FBI publikoi pamje video dhe fotografi nga kamera e sigurisë në shtëpinë e Nancy Guthrie, të regjistruara ditën e zhdukjes së saj.

Pamjet tregojnë një person të armatosur duke ndërhyrë në kamerën e derës së përparme të banesës së 84-vjeçares. Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditur detaje të tjera mbi motivin apo rrethanat e ngjarjes.