Ballina Politika “Edi Rama e ka frikë turmën”/ Gazetari zbulon formulën për opozitën: Për...

“Edi Rama e ka frikë turmën”/ Gazetari zbulon formulën për opozitën: Për ta detyruar një qeveri të bjerë, duhet..

34
0

Analisti dhe gazetari Mentor Kikia në një emision televiziv ka zbuluar se për të detyruar një qeveri të bjerë duhet presion i madh qytetar, që përkthehet më shumë njerëz në rrugë, në protesta.

Kikia u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka treguar se e ka frikë turmën siç ndodhi në 2013 me protestën kundër “armëve kimike”, apo protestën e studentëve në 2017.

Ai nënvizon se protestat që ka organizuar deri tani opozita, janë shumë më agresive se ato, por nuk janë mjaftueshëm të mëdha në numër për ta detyruar qeverinë të ulet e të pranojë të negociojë.

“Opozita është duke i intesifikuar protestat dhe po ashtu po ndodh edhe rritja e dozës së agresivitetit. Edi Rama ndërkohë nuk ka dhënë asnjë shenjë se ai mund ta konsiderojë opsionin e dorëheqjes dhe krijimin e qeverisë së tranzicionit.

Përkundrazi, paralajmëron t’i fitojë bindshëm edhe zgjedhjet vendore të 2027-ës. Për ta detyruar një qeveri të bjerë, duhet presion i madh qytetar, që do të thotë shumë njerëz në rrugë, në protesta.

Edi Rama ka treguar se e ka frikë turmën, siç ndodhi në 2013 me protestën kundër “armëve kimike”, apo protestën e studentëve në 2017.

Protestat që ka organizuar deri tani opozita, janë shumë më agresive se ato, por nuk janë mjaftueshëm të mëdha në numër për ta detyruar qeverinë të ulet e të pranojë të negociojë”, tha Kikia.