Qytetarët e Durrësit, të cilët preken drejtpërdrejt nga projekti TID, kanë vijuar edhe sot protestën e tyre para dyerve të bashkisë, ndërsa kanë nisur një takim me zyrtarët e Bashkisë, takim që u është bashkuar pak më parë edhe kryeministri Edi Rama.
Në takim kanë kërkuar të jenë të pranishëm edhe deputetët e PD Igli Cara dhe Arjan Ndoji, por nuk janë lejuar.
Në një deklaratë për mediat, Cara ka deklaruar: Jemi lajmëruar nga banorët, me statusin e deputetit kërkuam të jemi të pranishëm në takim por na u refuzua kërkesa nga garda. Kjo është e paligjshme. Është në vazhdën e mungesës së diskutimeve për këtë projekt.
Ligji e thotë qartë që askush nuk ka të drejtë të prekë pronën. Kjo është pasuri e shqiptarëve. Kjo është vjedhje e pronave. Jua marin qytetarëve dhe ja japin privatit ta menaxhojë.



