Ballina Opinion ‘Kalendari’ i Ramës në SPAK..

‘Kalendari’ i Ramës në SPAK..

48
0

Nga Basir Çollaku

Nëse Struktura e Posaçme do të kthehet në funksion maksimal, për të bërë hetim shterues të shumë dosjeve, duke lënë mënjanë burokracitë politike e diplomatike, ajo nuk do të kishte nguruar të thërriste Edi Ramën, për të dëshmuar për një numër të madh procedimesh penale..Nuk mund të zgjasë pambarim arsyetimi, është kryeministër në detyrë..Se me këtë alibi ai dhe Mafia, nuk zbresin kurrë nga karriket e zaptuara publike…

Nëse SPAK do e niste tani, shumë kohë i duhet të mbërrijë në fund. Një renditje e vogël do të ishte:

Java e parë
Të hënën
Ta nisë me dosjen 184 zgjedgjeve të pjesshme bë Dibër në 2016, ku Rama është regjia e porosive të vhedhjes elektorale. Aty ku në fashikuj është mes të tjerash edhe përgjimi i bisedës mes tij e Keshit të shtabit zgjedhor..

Të martën
Po të kthehet te firmat fap e fap të 17 vendimeve të inceneratorëve. Aty ku ka dhuruar me firmën e tij bonus për firmën fantazmë

Të mërkurën
Të freskojë mëkatet ne Charles McGonigal, ku në USA ortaku i korruptuar është dënuar dhe në SPAK nga janari 2022, është regjistruar procedimi penal. Dhe të paditur mes të tjerëve aty janë Edi Rama, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj…

Të enjten
Call centerat financiarë në qindra milionë euro ku përmendet nga mediet e huaja përfshirja e vëlla Olsi Ramës

Të premten
Po zahnet të dëshmojë nëse arrin ta njohë atë 45 vjeçarin aninim me flokë të shkurtra, të e vitit 2014, gjezdisësin me trafikantët, vëllanë te dosja e laboratorit të kokainës “Xibraka”

Të shtunën
Po të sqarojë se si vajti puna me asnjë kokërr leju të 150 milionë eurove të përlara nga Beccheti për sms e tij, të Agaçit e të Veliajt

E diela pushim..

Java e dytë
E hënë
Të tregojë se si e bitisi me Mogherinin Kolegjin Europian në Tiranë me 22 milionë euro, kur në Bruksel është 7 herë më pak si investim. Meqë është te BE të llafosë po aty, për qindra milionë eurot e tyre që i krehu ish-ministresha Krifca, e bujqësia nuk pa me sy kokërr leku

E martë
Të kthehet te tenderat e shtëpisë ky Eco Parku ka dedikime milionash euro e përfitues është kompania ku dalin emrat familjarë

E mërkurë
Të llafosë për Bankers ato 120 milionë euro, një gjobë e shkruajtur në akull e ca miliarda të abuzuar.

E enjte
Të ndriçojë katrahurën 2 miliardëshe të Portit të Durrësit me sheikët arabë. Po aty të rrëfejë smart cityn arab 140 milionë eurosh, sërish si përfitim-lobim, e ekspozuar si cënimi i sigurisë kombëtare

E premte
Të nxitojë të tregojë përse Porto Romano është një dhuratë për në Qipro me rusë të fshehur duke shpartalluar portin në Durrës e cënuar sigurinë kimbëtare

E shtunë
Të tregojë se si u bë deputet, si pjesë e listës “Çyrbja” duke firmosur porositë e bandave të Durrësit
E diela pushim.

Java e tretë
E hënë
Dosja Rama-Balluku, deri tani 1.2 miliardëshe, grupi i strukturuar kriminal me adresë në Kryeministri ku përgjimet nxjerrin porositë e tenderave nga ana e tij. E nisin me Llogaranë, Rrugën e Arbërit, Thumanë-Kashar, Qukës-Qafë-Plloçë, etj….

E martë
AKSHI organizata kriminale sërish ne adresë në kryeministri në varësinë e tij. Aty ka edhe seksionin e baxhanakut ku mund dhe do të dalin xhevahire penale plot. Më tej puseta e videove të Gysit lart dhe poshtë.

E mërkurë
Të kthehet te bizneset e ndihma për Luftar Hysën, në zyrën e tij, të sanksionuarit nga USA për lidhjet me kartelin narco-terrorist “Sinaloa” meksikane.

E enjte
Shembja e Teatrit Kombëtar, Eco Tirana me Veronën ku del Ndrangheta, porositë në dosjet e Veliajt, për leje ndërtimi kullash në Tiranë ku një çështje disa kullave del sërish Ndrangheta,.por dosja fle nga viti 2020 në SPAK.

E premte
Investimet strategjike dhënë trafikantëve të kokainës ku janë pastruar miliarda euro. Bandat e lidhura me rrjetet narkotike të Amerikës Latine. Përgjime të shumta ku përmendet emri i tij dhe ministrave, deputetëve, biznesmenëve, bashkiakëve, me trafikantët e krimin e organizuar.

E shtunë
Aeroporti i Vlorës. Tecet tigra 1 dhe 3 të Vlorës mbi 100 milionë euro ku zëvëndësja Balluku, ambasadorja Kim, turq e iranianë, dalin në afera të rënda sigurisht jo pas kurrizit të tij.
E diela pushim

Java e katërt
E hënë, martë, nërkurë, enjte, premte, shtunë…
Bazat detare e Sarandës, e Lezhës, ku është edhe Presidenti me dijenitë e tij, masakra investimeve në Butrint, trafiku mijëra tonë mbetjeve toksike në Durrës, dosja 41 e Ministrisë së Jashtme, marrëveshja e detit me Greqinë, tregtia e armëve me hebreun në hetim Ron Yaffet, dallaveret me Soros, fluturimet me çartera privatë, e mjaft e mjaft të tjera …Javët nuk dalin. Duhet një SPAK i dedikuar vetëm për Ramën…