Ballina Politika “Vjedhjet e Ballukut duhet të nxjerrin në shesh të majtë e të...

“Vjedhjet e Ballukut duhet të nxjerrin në shesh të majtë e të djathtë“, gazetari: Ajo çfarë po ndodh në Shqipëri…

27
0

Gazetari Osman Stafa, ishte i ftuar në një emision televiziv ku foli për zhvillimet politike, protestat e organizuara së fundmi nga opozita dhe çfarë pritet në aksionin e radhës më 20 shkurt.

Stafa tha se numri i protestuesve në 2 aksionet e fundit është rritur, por populli duhet të derdhet në rrugë, pa dallime politike pasi vjedhjet për të cilat akuzohet zv/kryeministrja Belinda Balluku, i prekin të gjithë.

“Shihni cfarë bëhet në Greqi, një aksident hekurudhor nxorri në rrugë popullin. Kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me PD, do të ishte idealja që populli të dilte në protestë i majtë apo i djathtë sepse situata nuk është normale.

Ti ke me prova e fakte që një zv/kryeministre si Belinda Balluku, ka vjedhur paratë e shqiptarëve, ata që ka përcaktuar ata që do të ndërtojnë rrugët, investime që nuk janë as cilësore, si tuneli i Llogarasë apo rruga “Qukës-Qafë Plloçë”, apo tuneli i Murrizit”, tha gazetari Osman Stafa.