Ballina Aktualitet Detaje të reja/ Shkoi t’u dëgjonte ankesat, Rama përplaset ashpër me banorët...

Detaje të reja/ Shkoi t’u dëgjonte ankesat, Rama përplaset ashpër me banorët në Durrës: Mos bëni karshillëk me komunistët! Ju dilni të humbur

0
41

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka zhvilluar një takim me banorët që preken nga zbatimi i projektit TID në qytetin e Durrësit.

Edhe pse takimi u mbajt pa praninë e mediave, duket se në këtë mbledhje nuk u shmangën përplasjet, ku bëhet me dije se ka pasur dhe momente tensioni mes palëve.

Raportohet se gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka pranuar se vlera e përllogaritur për dëmshpërblimin e pronave nuk është në nivelin e duhur.

Kryeministri ka theksuar se kishte shkuar për të diskutuar pikërisht çështjen e kompensimit dhe jo për të rihapur debatin mbi vetë projektin, duke e cilësuar çmimin e ofruar si të padrejtë për banorët.

S’kam ardhur këtu të diskutoj projektin fare. Kam ardhur të diskutoj që vlera që vlera që ju kanë dhënë është e padrejtë”, mësohet të ketë thënë Rama.

Rama ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, teksa ka theksuar se ky projekt do zbatohet më çdo kusht. Ndërkohë i ka kërkuar banorëve që të mos “bëjnë karshillëk me komunista”, në të kundërt ai do largohej ta takimi.

Nëse filloni karshillëk me komunista, ju me tuajën, shteti më të vetën.  Ju do dilni të humbur se unë kam parë shumë vetë. Unë kam ardhur këtu që ju mos dilni të humbur. Po nuk dëgjuat çfarë them, atëherë do ngatërroheni me fjalët e juaja”, mësohet të ketë thënë ai.

Po sërish ai ka pranuar se vlera për kompesimin e banesave është e ulët, por do të ngrihet me vlerësimin e ri të referencave.

Unë thash që vlera e cila kanë përcaktuar nuk është e drejtë. Tani ngrihet ajo dhe me ma tregon prapë. Unë e thash vetë që në fillim dhe për këtë kam ardhur. S’kam ardhur këtu të diskutoj projektin fare. Kam ardhur të diskutoj që vlera që ju kanë dhënë është e padrejtë” ka deklaruar Rama.

Kujtojmë që më herët, kryeministri Rama tha se do të verifikohen të gjitha pretendimet e banorëve që preken nga investim. Po ashtu ai theksoi se me banorët kanë diskutuar çështjen e çmimit dhe se do duhet të shohin referencat e reja.