Ballina Bota “Kur avioni u ngrit, ai filloi të më…”/ E mbijetuara e Epstein...

“Kur avioni u ngrit, ai filloi të më…”/ E mbijetuara e Epstein rrëfen si ra në ‘grackë’: Jam tmerruar

37
0

Rrjeti i trafikut seksual të Jeffrey Epstein shtrihej deri në brigjet jugore të Afrikës, duke përfshirë edhe Cape Town, sipas dëshmisë së një gruaje që pretendon se u rekrutua prej tij në fillim të viteve 2000.

Juliette Bryant, sot 43 vjeç, thotë se ishte vetëm 20 vjeçe, studente e vitit të parë dhe modele aspirante, kur u njoh me Epstein në vitin 2002. Ajo rrëfen se nuk i kishte treguar askujt për përvojën e saj deri pas vdekjes së tij në vitin 2019.

“Ishte sikur isha e lidhur me pranga të padukshme,”– shprehet Bryant, duke përshkruar atë që e quan varësi psikologjike dhe frikë të vazhdueshme.

Ajo thotë se familja e saj po përballej me vështirësi financiare dhe oferta për udhëtime dhe mundësi jashtë vendit iu duk si realizim i ëndrrave.

Sipas saj vetëm tre javë pas takimit të parë me Epstein në një restorant në Cape Town, u nis për në New York City, në udhëtimin e saj të parë jashtë Afrikës së Jugut. Sipas saj, në të njëjtin takim në Cape Town ndodheshin edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, i cili ishte në një vizitë zyrtare për ndërgjegjësim mbi AIDS-in, si dhe aktorët Kevin Spacey dhe Chris Tucker.

Bryant pretendon se pak orë pas mbërritjes në New York, iu tha se do të udhëtonte drejt Karaibeve. Një shofer e dërgoi në pistën e aeroportit Teterboro, ku hipi në një avion privat. Ajo thotë se në bord ndodheshin Epstein dhe dy gra që, sipas saj, e kishin rekrutuar fillimisht në Cape Town, me destinacion ishullin privat të tij.