Ballina Politika “Anti-Pezullimi”: Rama qep “jelekun e shpëtimit” për vete dhe oborrin kushtetues

“Anti-Pezullimi”: Rama qep “jelekun e shpëtimit” për vete dhe oborrin kushtetues

134
0

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga “rrobaqepësit” e tij besnikë të ligjeve, Taulant Balla dhe Ulsi Manja, pritet të depozitojë nesër një dhuratë urgjente për veten dhe kastën e lartë të shtetit. Me një lëvizje që mban erë paniku, po tentohet ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale për t’u bërë të paprekshëm nga “shpatat” e gjykatave.

Balluku: E pezulluar, por jo e harruar

Ndryshimet vijnë me një shije të hidhur për Belinda Ballukun. Megjithëse Rama po nxiton të bllokojë dyert e gjykatave, parimi i mosveprimit prapaveprues e lë “Zonjën e Infrastrukturës” jashtë kësaj ombrelle. Masa e sigurisë ndaj saj mbetet në fuqi, duke e lënë numrin dy të qeverisë si “kurbanin” e fundit përpara se të ngrihet muri mbrojtës.

“Klubi i të Paprekshmëve”

Por Rama nuk po mendon vetëm për lëkurën e tij. Nisma e re zgjeron listën e personave që nuk mund të pezullohen nga detyra, duke krijuar një lloj “imuniteti de facto” për ata që Kushtetuta i quan krerë institucionesh, por që ky ligj i kthen në “të paprekshmit e procedurës”.Përveç Kryeministrit dhe ministrave, në këtë varkë shpëtimi janë ftuar të ngjiten edhe:

Bajram Begaj (Presidenti që nuk shqetësohet më nga gjykatat);

Endrit Shabani (Avokati i Popullit);

Arben Shehu (Kreu i KLSH-së);

Gent Sejko (Guvernatori i Bankës).

Kirurgjia mbi Nenin 242: Si po ndryshon rregullat e lojës?

Dallimi mes asaj që kemi dhe asaj që kërkon Rama është thjesht një listë emërore që shërben si mburojë.

Versioni Aktual

Pezullimi nuk zbatohet vetëm për personat e zgjedhur me ligj elektoral.

“Rregullimi” i Ramës

Pezullimi nuk zbatohet për ata me ligj elektoral PLUS Presidentin, Kryeministrin, Ministrat, Avokatin e Popullit, kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin./vna