Kryeministri i Shqipërisë i paftuar së fundmi në Mynih, në Lojërat Olimpike, në Davos dhe në shumë aktivitete ndërkombëtare, bërtiti sot se disponon një ftesë nga Donald Trump për të shkuar në Uashington. Askush nuk e vë në dyshim raportin shqiptaro-amerikan, si një raport ekselent ku superfuqia e shikon kombin shqiptar si pjesë të aleancës së saj, por problem qëndron te ky mysybeti ynë kryeministër, i cili sot është në pozita të akullta me Uashingtonin dhe së fundmi me BE. Hajduti me çizme më i Madhi në rrotën e historisë shtetformuese të shqiptarëve është i neveritur nga ndërkombëtarët për hajdutllëqet, korrupsionin dhe lidhjet me bandat e krimit në Shqipëri.
A do e presë Donald Trump këtë farë kryeministri?
Palloshi i Belës thotë që i kanë çuar ftesë dhe do të shkojë, por ftesë nuk ka nxjerrë, sepse gojët e liga flasin se ka ardhur në emër të Begajt dhe ky e ka përvetësuar. Ndërkohë edhe në 20 janar paraqiti një ftesë të cilës i piu lëngun se Trump nuk e pranoi në ditën e firmosjes në Davos. Edi Rama duhet të ekspozojë ftesën njëherë dhe më pas të presim se si dihet, mund të ketë fatin e Davosit.
Ta paraqisë me shkronja kapitale si herën e parë ku gjithë mesazhi i tij ishte produkt i servilizmit dhe panikut që e ka kapluar në deje.







