Ballina Aktualitet “Do ju shpronësojmë”, Rama iu ofroi disa opsione, banorët e prekur nga...

“Do ju shpronësojmë”, Rama iu ofroi disa opsione, banorët e prekur nga projekti TID kundërshojnë: Do të përshkallëzojmë protestën nëse…

121
0

Të shtunën banprët e Durrësit që preken nga projekti TID zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama.

Banorët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

Reagimi:

DEKLARATË PUBLIKE E BANORËVE TË PREKUR NGA PROJEKTI “TID DURRËS”
Në vijim të diskutimit të zhvilluar me përfaqësues institucionalë, Kryeministrin dhe Kryetaren e Bashkisë Durrës, ndiejmë detyrimin të bëjmë publike qëndrimin tonë si banorë të prekur nga projekti.
Gjatë takimit u deklarua qartë se projekti do të realizohet patjetër dhe se nuk do të ketë asnjë ndryshim në të.
Alternativat që na u ofruan janë:
⚫ të pranojmë një çmim shpronësimi (pak më të lartë);
⚫ të zhvendosemi në zona periferike të përcaktuara prej tyre;
• ose të mblidhemi të gjithë në një objekt të vetëm, të zgjedhur nga Bashkia.
Ne e kundërshtojmë këtë qasje.
Projekti ka mangësi dhe shkelje procedurale. Ka prona të papërfshira në listën e shpronimeve ose pa ekspertizë të saktë. Nuk mund të pranojmë një projekt me shkelje vetëm sepse është vendosur të zbatohet.
• Propozimet e Kryeministrit nuk janë dakordësuar me ne.
• Çmimi referencë është një çmim dysheme.
• Zhvendosja, edhe nëse pranohet nga banorët, duhet të bëhet me dakordësinë e vetë tyre.
• Deri tani, propozimet mbeten vetëm fjalë.
Kërkojmë:
– Shtyrje të afateve ligjore të ekzekutimit të projektit; – Pezullim të shembjeve;
– Shqyrtim ligjor të plotë të çdo rasti, një e nga një.
Në të kundërt, do të detyrohemi të përshkallëzojmë protestën dhe të intensifikojmë reagimin tonë publik dhe institucional. Komunikimet tona në nivel ndërkombëtar tashmë janë realizuar dhe do të vijojnë, në mbrojtje të të drejtave tona dhe të parimeve të shtetit ligjor.
Ne kërkojmë vetëm ligjshmëri dhe respekt për të drejtën tonë të pronës.
Banorët e Prekur nga Projekti “Tid Durrës”