Ballina Kosovë Rezolutë nga 30 deputetë zviceranë dërgohet në Dhomat e Specializuara

Rezolutë nga 30 deputetë zviceranë dërgohet në Dhomat e Specializuara

67
0

Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë është adresuar sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ka bërë të ditur OVL-UÇK.

Kjo iniciativë ka ardhur me angazhimin e veprimtarit Sali Bislimi dhe është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme ndërkombëtare për një proces të drejtë dhe të paanshëm. Rezoluta është dorëzuar në Hagë në bashkëpunim me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Bislimi dhe Gucati theksuan se çështja e standardeve të drejtësisë po fiton mbështetje më të gjerë ndërkombëtare, përfshirë nga deputetë të Asambleja Federale e Zvicrës.

“Adresimi i këtij dokumenti përfaqëson një hap simbolik drejt respektimit të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe parimit të një procesi të paanshëm”, theksuan ata.