Ballina Politika Dy apo tre dorëheqje? Loja e Ramës me Ballukun dhe përgënjeshtrimi publik...

Dy apo tre dorëheqje? Loja e Ramës me Ballukun dhe përgënjeshtrimi publik i Batonit

97
0

Pak ditë më parë, analisti Baton Haxhiu, mik i afërt me kryeministrin, deklaroi në studion e TëPaEkspozuarit se Belinda Balluku i kishte paraqitur Edi Ramas dy herë dorëheqjen, por ishte ky i fundit që nuk ia kishte pranuar.

Mirëpo të hënën e 16 shkurtit, Edi Rama duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të partisë së tij ka përmendur dorëheqjet e Ballukut, por jo dy sa i ka thënë Batonit, por tre herë.

Me këtë përgënjeshtrim për Batonin, Rama përveç teatrit publik kinse Belinda kërkon të ikë, por nuk e lejon ai, tregon edhe se Batoni nuk di asgjë më shumë sesa do ai.

Do Rama të dijë që dorëheqja është dorëzuar dy herë, aq e thotë Batoni; do Rama të jetë katër a pesë, aq do ta thotë edhe analisti. Por në këtë rast, Rama deshi që ta shpërfaqë publikisht se Batoni nuk di më shumë sesa do ai.

E gjitha është një skemë e Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga akuzat se Belinda Balluku jo vetëm që nuk i ka dhënë dorëheqjen, por edhe e kërcënon se nëse ai e lëshon, ajo do ta marrë me vete, pasi gjithçka ka bërë e ka bërë me urdhër të tij.

Dorëheqja, për publikun e gjerë, është një akt i njëanshëm në shumicën e rasteve dhe nuk ka të bëjë fare me pranim ose jo. Nëse një zyrtar publik ndien përgjegjësinë e dhënies së dorëheqjes, e jep atë në mënyrë të parevokueshme dhe të padiskutueshme.

Prandaj teatri i Ramës, që njëherë “gënjen” shqiptarët përmes Batonit dhe pastaj del vetë për t’i përgënjeshtruar, është më shumë se qesharak.