Nga Basir Çollaku
O është çmendur, o është marrë në hetim nga Struktura e Posaçme dhe po bën gati mburojën e paprekshmërisë, për të vonuar sa të mundet, marrjen të pandehur, ose ka ndërruar shishja nga Uashingtoni, e cila nuk ka brenda triumf, por procedurë të ftohtë.
Tjetër shkak të rrëkesë psikiko-columbiane, të Edi Ramës, në grupin parlamentar sot, për ndryshime ligjore, kushtetuese, për dhunë publike ndaj prokurorë-gjyqtarëve, nuk ka. Ne jemi sovranë, nuk ka prokuror e gjyqtarë të na kufizojnë ne…Deliri gjuhësor ishte tradhëti e panikut të brenmdshëm.
Të ngjashmë lajthitje nervoze të kryeministrit, tregojnë thellësinë e telasheve penale të tij, njerëzve të qeverisë së tij, familjarëve të tij. E harmonizuar kjo me presionin e lartë në rritje të ndërkombëtarëve. Ai po konsumon betejën e fundit të luftës me SPAK. Po kërkon të shembë mburrjen e tij, sapo ata e morën seriozisht korrupsionin e ekipit të tij. Gjermanët, holandëzët, austriakët, belgët, BE, USA, janë në një kryefjalë. Pavarësi gjyqsori. Trysnia ndaj drejtësisë konsiderohet e patolerueshme.
Për këtë sjellje ndaj drejtësisë, Rama u ftua në Bruksel dhe iu tha se vendi është në prag të sanksioneve, pezulllim të inegrimit. Edi Rma e di se përbërja e katër kabineteve të tij, shumica janë të pandehur, në akuzë për korrupsion, pastrim parash, lidhje me krimin e organizuar, e bandat e trafikut të kokainës. Në krye të kësaj piramide është vetë. Duhet mbrojtje me çdo çmim. Po nëse ministra, kryeministër, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, pasi ata kanë qenë ushtar-bindurit shpëtues të tij këto muaj, mbrohen, kur rrezikojnë burgun, përse u dashka SPAK?!
Të lexojë komunikatat e qeverisë?! Sulmi i përditshëm i kreut të mazhorancës është edhe ndaj prokurorëve e gjyqtarëve të juridiksionit të përgjithshëm. Ndaj kujtdo merr vendim jashtë oreksit të tij. Të akuzuarit me mandate në Shqipëri, as dorëhiqen, as shkarkohen, as arrestohen. Nuk njohin normalitet. Pra ky ishull parajse ligjore, themelohet për prodhuesit e korrupsionit e të krimit. Madje edhe kontrollet e banesave dhe të zyrave, të funksionarëve të dyshuar, veprime hetimore për mbledhje provash, na u dashkan bërë, kur të japë leje qeveria!
Pas pushimeve verore e dimërore, pas plazhit, pas Bajramit, Krishtlindjeve, Pashkëve, Vitit të Ri, pushimit të reshjeve, jashtë festave të pafundme kalendarike, duke përjashtuar gjysmën e vitit si kohë kontrollesh. Rezistenca e hajdutëve dhe të inkriminuarve është agresive.
Rama u kthye në avokat të Ballukut duke bërë “amnisti morale” ndaj saj, se gjoja tre dorëheqje e dhëna të ministres, i ka refuzuar ai. Kjo ishte dëshmi para kamerave e faktit: Pranoje po ta mbajti. Thesi i materialeve shtërnguese, me përgjime, video, mesazhe, ndaj tij, të afërmëve të tij, grumbulluar nga zëvëndësja, është paniku dhe dalldia e Ramës.
Ndaj ai po blindon derën me çdo lloj çmendurie të nxituar ligjore, për të ndaluar prokurorët të shkojnë në tryezën e tij. Asgjë më shumë. Njëlloj si Mafia. Ai po e bën “djepin” e tij, “varrin” e tij…







