Ballina Politika “Neni “afrikan” i Edi Ramës, që çuditi botën”, Meta ironizon propozimin për...

“Neni “afrikan” i Edi Ramës, që çuditi botën”, Meta ironizon propozimin për ndryshimet e Kodit Penal që mbrojnë ministrat nga arrestimi

97
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj propozimeve të fundit për ndryshimet në Kodin Penal, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të mbrojtur politikanët nga arrestimi dhe ndjekja penale.

Përmes një reagimi në rrjetin social facebook, Meta ironizoi atë që e quajti “neni afrikan i Edi Ramës”, duke pretenduar se ndryshimet e propozuara synojnë të krijojnë një standard të papranueshëm në një vend aspirant për në Bashkimin Europian.