Ballina Politika Cara: Rama sillet si sundimtar, duke përdorur asetet publike dhe mediat për...

Cara: Rama sillet si sundimtar, duke përdorur asetet publike dhe mediat për të kontrolluar shoqërinë

79
0

I ftuar në emisionin “Drejt”, deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, komentoi rolin e protestave të opozitës.

Ai u shpreh se protestat nuk janë detyrë e opozitës vetëm, por e të gjithë qytetarëve.

Sipas tij, ato janë reagim qytetar ndaj problemeve dhe mungesës së komunikimit me qeverinë.

Ai shtoi se qeverisja aktuale nuk bazohet në konsensus, por në dhunë dhe kontroll.

Deputeti theksoi se kryeministri Rama sillet si sundimtar, duke përdorur asetet publike dhe mediat për të kontrolluar shoqërinë, ndërsa i trajton qytetarët si nënshtruar.

Ai kujtoi se liderët e mëparshëm, pavarësisht konflikteve, nuk kanë përdorur asete publike ose aktivitete të paligjshme për të mbajtur pushtetin.