E ngarkuara me punë e SHBA-së Nancy VanHorn ka mbërritur ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit.
Raportohet se VanHorn po zhvillon një takim me Kryetarin e Parlamentit, Niko Peleshi.
Takimi i të ngarkuarës me punë të SHBA në Tiranë, VanHorn vjen një ditë pas takimit të Grupit Parlamentar të PS-së ku është propozuar dhe ndryshimi ligjor në Nenin 242, për mbrojtjen e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga pezullimi nga detyra.






