Ballina Politika “Ergys Agasi organizonte vrasje, merrte udhëzimet e Ramës”/ Berisha: Taulant Ballën, Hoxhën...

“Ergys Agasi organizonte vrasje, merrte udhëzimet e Ramës”/ Berisha: Taulant Ballën, Hoxhën dhe Çuçin i ka shkarkuar Gysi sepse…

124
0

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se Ergys Agasi merrte udhëzimet e Kryeministrit Edi Rama dhe se u bë u fuqishëm nga mbështetja e Ramës.

Gjithashtu kreu i PD ka ndarë edhe disa detaje, ndërsa i cilëson Taulant Ballën, Ervin Hoxhës, dhe Çuçin si figurat më të këqija politike të vendit. Berisha theksoi se këta tre persona janë shkarkuar prej Ergys Agasit.

“Ju dëgjuat për Ergys Agasin. Çfarë është Ergys Agasi? Një njeri që ka një zyrë të madhe që filmon çdo gjë, organizon vrasje, thërret gjyqtarë e kryepolicë. Ku është ky? Ky është Edi Rama, Ergys Agasi ishte një ordiner, por u bë i fuqishëm sepse ishte Edi Rama. Merrte çdo natë udhëzimet e Ramës. Nuk ka burra më të ligj se Taulant Balla, Ervin Hoxhaj dhe Çuçi. Nuk po dua të lëshoj gojën për ta. Të tre i ka hequr Gysi. Të tre i ka shkarkuar nga detyra sepse tregonte zero tolerancë ndaj tyre për të ndërhyrë në Policinë e krimit. “Nuk keni punë ju me Prodën… E thirrën një prej tyre dhe i thanë, ministër ne me këta tre kriminelë në Polici ndërpresim marrëdhënien dhe ky i thonte nuk kam autoritet tek ata. I gjithë autoriteti është tek Kryeministri…”Ai e thirri “Mor legen”-, i tha t’i i ke thënë atyre që unë e kam në dorë dhe pas një muaji e shkarkoi. Por ky është Ergysi, Ergysi ishte Edi Rama. Ne qeverisemi nga një njeri që është kryetari i organizatës më të rrezikshme kriminale. Ndaj dhe ne jemi sot në një udhëkryq të rrezikshëm. Çdo ditë rreshtojmë vjedhjet e tyre… E vërteta është që ata vetëm vjedhin. Ata janë të pamëshirshëm. Tani që janë kapur, po bën ligjin mburojë për të vazhduar vjedhjen vetë dhe ministrit e tij…Këtu ka një propagandë shumë të keqe…Rama ka tre muaj që mban shoqërinë shqiptare peng…Ka 3 muaj që të kapur në flagrancë me vjedhjet që shkojnë mbi 1 mld euro dhe jo thotë nuk mund të pezullohet. Nuk mund t’i hiqet imuniteti. Sot shkonte vajtonte derdhte lot për Lindën e AKSHI-t, që drejtonte sipërmarrjen e cila merrte peng biznesmenë…”, tha ai.