Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka reaguar ashpër ndaj akuzave të hedhura nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili pretendon se Luca ka përfituar Portin e Peshkimit.
Përmes një video-mesazhi, Luca i është përgjigjur drejtpërdrejt Berishës, duke i cilësuar deklaratat e tij si shpifje dhe mashtrime të përsëritura.
Me tone të forta dhe ironi therëse, ai thekson se aktiviteti i tij është i ligjshëm dhe i ndershëm, ndërsa akuzat i konsideron përpjekje për baltosje politike.
“Sali efendi që nuk le pa përgojuar njeri!
Jam ujk i vjetër i tokës, i detit dhe i oqeanit.
Nuk e ndal askush Gjergj Lucën në misionin dhe në punët e tij të ndershme me të cilat paguaj taksa dhe me këto taksa ha bukë ti dhe çeta jote e shpifësve!”, shprehet nder te tjera biznesmeni Gjergj Luca.







