Ballina Politika Rama në Bordin e Paqes: “Të veprojmë para se të ndodhin gjëra...

Rama në Bordin e Paqes: “Të veprojmë para se të ndodhin gjëra të këqija” – Akuza për gjyqin në Hagë dhe thirrje për zgjidhje të konfliktit Kosovë–Serbi

85
0

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në organizimin e Bordit të Paqes, ku ndaloi jo vetëm tek zhvillimet në Lindjen e Mesme, por edhe tek tensionet në rajon, veçanërisht konflikti Kosovë–Serbi dhe procesi gjyqësor në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Rama rikujtoi momentin kur, sipas tij, presidenti amerikan Donald Trump organizoi një përpjekje për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa presidentit të Kosovës iu ndalua udhëtimi drejt Uashingtonit për të nënshkruar marrëveshjen.

“Më lejoni t’ju tërheq vëmendjen, pranë nesh është një konflikt tjetër. Kur presidenti Trump organizoi Kosovën dhe Serbinë për një marrëveshje, presidentit të Kosovës i ndalohej të udhëtonte në Uashington për të takuar presidentin Trump dhe për të nënshkruar marrëveshjen,” u shpreh Rama.

Ai bëri krahasime edhe me sistemin e drejtësisë në SHBA, duke përmendur një prokuror që, sipas tij, kishte përndjekur Trump, por që tashmë “nuk është më”, dhe shtoi se disa vende duhet të ndihen të turpëruara për standardet e drejtësisë së tyre.

Kryeministri iu referua gjithashtu procesit që po zhvillohet në Kosovo Specialist Chambers, duke deklaruar se një prokuror ka kërkuar dënim me 45 vite burg për ish-presidentin e Kosovës, një kërkesë që ai e cilësoi të papranueshme për një gjykatë që, sipas tij, ka dështuar në standardet demokratike.

“Për hir të Zotit, zoti President, le të bëjmë diçka para se gjërat e këqija të ndodhin. Sërish, faleminderit që përfshitë Shqipërinë në këtë iniciativë. Ne jemi miq të Izraelit dhe gjithashtu shprehim dëshirën që edhe vende të tjera të bëhen pjesë e vizionit tuaj të paqes,” deklaroi Rama në përmbyllje të fjalës së tij.