Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me përurimin e bazës së NATO-s në Kuçovë.
Në një reagim në rrjetin social “X”, ajo tha se hapja e kësaj baze kontribuon në rritjen e sigurisë në rajon.
“Hapja e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet!”, ka shkruar Osmani.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pritet të jetë për të tretën herë kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës.
Është koalicioni AAK-Nisma që me Haradinajn...