Ballina Politika Berisha: Protesta do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen....

Berisha: Protesta do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen. Agaçi ia ka mbathur

103
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se protesta e paralajmëruar do të jetë paqësore, ndërsa akuzoi Policinë e Shtetit për provokime dhe tentativë për të frikësuar qytetarët përpara tubimit.

Në një prononcim për mediat, Berisha hodhi akuza të forta ndaj zyrtarëve të qeverisë, duke pretenduar se disa prej tyre po “arratisen” nga frika e hetimeve, ndërsa i bëri thirrje organit të akuzës të bllokojë pasaportat e çdo zyrtari që ka çështje të hapura në SPAK.

Lideri i opozitës i theksoi se opozita ka si platformë vetëm protesta paqësore dhe u distancua nga çdo akt dhune, duke ia atribuar incidentet e mëparshme provokimeve të policisë

. I pyetur nëse do të ketë ngujim në shesh apo elementë të dhunshëm gjatë tubimit, Berisha u shpreh se skenari do të bëhet i qartë gjatë zhvillimit të protestës, duke theksuar se “risitë” do të shihen nga qytetarët dhe mediat në terren.

Deklarata e plotë:

Elda Menga: Z. Berisha, pak orë para tubimit, Policia e Shtetit ka njoftuar se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit për shkak se mund të ketë akte dhune. A keni ndonjë koment? Dhe a mund të na zbuloni në këtë ditë simbolike të fortë për PD, a do ketë ngujim në shesh?

Sali Berisha: Komenti im është ky, narkopolicia të kryejë detyrat sepse zyrtarët po arratisen, po ia mbathin si minjtë.
Çfarë mendoni, se është arratisur vetëm Agaçi? Janë arratisur dhjetëra të tjerë. Një komshi e Lubisë më thotë ka tre ditë nuk vjen në shtëpi, nuk them se është arratisur, por komshia shpreh shqetësim, ku është, thotë.
Po, po, absolutisht.
Pra, ky është preokupimi.
Sidoqoftë, i bëj thirrje organit të akuzës të bllokojë provizorisht të gjithë pasaportat e zyrtarëve që kanë dosje në SKAP, pa përjashtim, se largimi, absolutisht kudo që të shkojnë, do i gjejmë. Por është një akt shumë, shumë i turpshëm.
Ia mbathi Agaçi, ia mbathi Agasi, drejtorët që nuk ua di emrat.
Ka një fugë masive nga administrata.
Për sa i përket asaj që thonë ata, rendin, protesta është paqësore.
Ne organizojmë vetëm protesta paqësore. Dhe ne e kemi platformë këtë, se po të mos donim ne, nuk thoshim ne protestë paqësore.
E keni dëgjuar në takime, më thonë pse thua paqësore. E them se e kemi platformë atë, e kam bindje, ne jemi opozitë demokratike.
Opozita nuk ka banditë, siç ka të tipit Proda dhe Sokol Bizhga.
Nuk ka në gjirin e saj kriminelë si ata, trafikantë, vrasës, ndaj dhe ky është një akt provokacioni i rëndë i tyre që nuk ka asnjë impresion.
Opozita do të vazhdojë gjer në fitore të plotë dhe këta minj që po ikin, do kapen kudo që të jenë.
Ua them unë.
Se të vjedhësh 13 vite qytetarët shqiptarë dhe momentin kur merr vesh se është lëshuar urdhërarresti, ia mbath dhe ikën, absolutisht së pari korrupsioni do shpallet krimi i rëndë.
Së dyti, largimi do të shpallet një krim që dyfishon dënimin, në mos trefishon dënimin. Çka do të thotë se do kalben në fyt.

Nuk mora përgjigjem, do ngujoheni sot në shesh?

Sali Berisha: Skenari është atje, do jeni aty dhe do ta ndiqni me shumë vëmendje.

Ju paralajmëruat protestë paqësore, do të thotë që nuk do keni molotovë për të hedhur sot në protestë?

Sali Berisha: Tani, këto që thoni ju, nuk i organizon PD. Pse shihni ju ato inskenimet e Ilirjan Prodës, që i përgatisin në zyrat e policisë dhe i japin si foto, nuk i ha kush ato.
Protestën e fundit ishte policia që hidhte mjete piroteknike kundër opozitës. U kap me filma ajo.

Kishte edhe eksponentë të PD bashkë me disa persona…

Sali Berisha: Jo, nuk kishte asnjë eksponent.

Nuk keni hedhur molotov?

Sali Berisha: Kishte ndonjë njeri të zemëruar që hidhnin ndonjë shashkë apo ndonjë fishekzjarr.

Pra ju distancoheni nga ata që hedhin molotov?

Sali Berisha: Ne kemi protesë paqësore. Kjo është.

Marsi Korreshi: Çfarë do të ketë ndryshe kjo protestë  z. Berisha?

Sali Berisha: Do jeni aty dhe do i ndiqni vetë risitë e saj. E kanë në dorë qytetarët.