Ballina Sport Leao flet për marrëdhënien me Ibrën

Leao flet për marrëdhënien me Ibrën

67
0

Gjatë një interviste me CBS , sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, foli për Zlatan Ibrahimoviçin.

“Ai ishte shumë kërkues si futbollist, madje tepër. Njëherë luajti një ndeshje në stërvitje me disa nga lojtarët e Primaverës.

Pasi humbi, ai shkoi te trajneri duke i thënë se ishte hera e fundit që ata lojtarë të rinj do të vinin të stërviteshin me ne.

Për mua, gjithmonë ka qenë një presion pozitiv, mund të mësosh shumë nga njerëz të tillë. Nëse të flasin, është sepse janë të interesuar për ty.

Edhe sot, flas shumë me Ibrën, kemi një marrëdhënie të mirë. Ai më ka ndihmuar shumë. E di që nëse kam nevojë për diçka, ai do të jetë aty për mua.

Duke u rikthyer në të tashmen, sulmuesi portugez foli edhe për shokun e tij të skuadrës Kristian Pulisiç: “Kemi një marrëdhënie të mirë, tani e njohim më mirë njëri-tjetrin, madje edhe në fushë.

Të dy kemi pasur disa lëndime këtë sezon, kështu që nuk kemi luajtur shumë së bashku, por ai është një lojtar i shkëlqyer. Kur luan, gjithmonë mendon se mund të krijojë diçka.”