Nga Ilir DAKO
Pjesëmarrja e Edi Ramës në Bordin e Paqes shoi ankthin në opinionin shqiptar, i cili ishte ndarë në pritshmërinë e fotos të kryeministrit shqiptar me Presidentin Trump, apo indiferencën e këtij të fundit. I ftuar mes dhjetëra drejtues shtetesh, Edi Rama pati mundësinë të realizonte foton e jetës me presidentin amerikan i rreshtuar në reshtin e diktatorëve dhe autokratëve që prisnin një shtrëngim dore me Donald Trump. Patronazhistët u entuziazmuan, kazanët dhe tenxheret mediatike shpërthyen plot pathos dhe dithirampe për pseudosuksesin e liderit që me shumë sukses i dha dorën presidentit amerikan, duke e konsideruar si një sukses dhe mjeshtëri të kryeministrit shqiptar. Në të njëjtën kohë krahu kundërshtar u turrën plot mllef, duke akuzuar Trumpin për tradhti ndaj tyre dhe nxorrën nga arkivi librin e sharjeve për presidentin amerikan.
Ka mjaftuar Bordi i Paqes për të shpërthyer situata të tilla komike që rreshton skuadrat e humorit nga e majta dhe e djathta për të shkulur flokët nga qejfi dhe marazi. Histeri idiotësh në një skenografi provinciale, ku historitë me Borde Paqesh apo takime me udheheqësit amerikanë kthehen në fushata skandaloze servilizmi. Lideri i patronazhistëve dhe i pusetave mediatike, që e propagandojnë, demonstroi makthin më të madh që e ka shoqëruar gjatë këtij viti përbuzjesh nga administrata Trump. Bllokimet e njëpasnjëshme dhe ftohja e raporteve me administratën e re, si dhe rënia e qeverisë nga skandalet në duart e SPAK, kanë krijuar një peshë presioni të jashtëzakonshme frike në personalitetin e Edi Ramës. I ndodhur në këto kushte, Edi Rama kërkoi me çdo kusht një shtrëngim dore me Trump, për të rrëzuar njëlloj embargo amerikane ndaj tij.
Nëse do të mjaftoheshim vetëm me fotot që do i servireshin publikut nga ky event, efekti do të ishte shumë herë më i potencuar në raport me atë që pamë live. Në këtë aktivitet pamë një burrë 2 metra të gjatë të rreshtuar midis udhëheqësve të një grupi shtetesh që morën një shtrëngim dore nga Donald Trump. Po live pamë një 2 metrosh që ndiqte nga mbrapa gjithë servilizëm presidentin amerikan për ti shkëputur një sekuencë fotografike.
Gjithçka pamë ishte një skenografi për për një foto të vetme të Ramës me Trump nga një aktivitet që nuk kishte asnjë fitback për Shqipërinë. Disa foto, një shtrëngim duarsh të blera me 500 milionë euro prona të falura Ivankës dhe Kushner, në Zvërnec dhe Sazan. Asgjë më shumë. Asnjë aktivitet, asnjë komunikim, asnjë takim bilateral dhe asnjë marrëveshje politike, ekonomike midis Shqipërisë dhe SHBA. Dhurata e më madhe e Bordit të Paqes ishte fotua dhe…
Por, më interesantja, më entuziasmantja e këtij eventi është se efektin më goditës e krijoi në Shqipëri. U desh ky event që të prodhohej një situatë sa dramatike dhe komike njëkohësisht, duke konfirmuar se fitorja më e madhe e këtij takimi ishte demonstrimi i dashurisë plot pasion të Baton Haxhiut ndaj boleve të Edi Ramës. Dhe në fakt ja vlen ti falet dhe Sazani dhe Zvërneci përpara një dashurie të vlyer si kjo e kazanit Baton për bolet e Edit.
P.S.
Pas mbylljes së takimit Donald Trump pyeti Kushnerin se kush ishte ai robi i gjate. Kushner i sqaroi se ishte kryeministri i Shqipërisë. Mësohet se Trump i është hakërryer dhëndrit të tij pasi kishte menduar se i kishte dhënë dorën kryeministrit të Azerbajxhanit./sot







