Pas hedhjes së molotovëve në drejtim të kordonit të policisë të vendosur para Kryeministrisë, protestuesit kanë zbrazur sheshin për tu drejtuar drejt Kuvendit.
Me ndërhyrjen e menjëhershme të policisë duke shpërndarë protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës, simpatizantë të PD janë nisur në këmbë në drejtim të selisë së Kuvendit.
Mes tyre ndodhet dhe kreu i PD, Sali Berisha, dhe shumë funksionarë të lartë të PD.







