Ballina Politika Neni 242 përballë Kushtetutës? Manjani: Ligji s’mund të japë më shumë privilegje...

Neni 242 përballë Kushtetutës? Manjani: Ligji s’mund të japë më shumë privilegje se sa parashikon themeli kushtetues

86
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka rikthyer në vëmendje një precedent të rëndësishëm të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë të vitit 2002, për të vënë në pikëpyetje ndryshimet e propozuara në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale.

Duke iu referuar një vendimi që kufizonte privilegjet ligjore përtej atyre të parashikuara nga Kushtetuta -në një çështje që lidhej me Kontrolli i Lartë i Shtetit- Manjani ngre pyetjen nëse sot mund t’u jepet institucioneve mbrojtje më e gjerë se ajo që garanton vetë Kushtetuta.

“Sa për informacion.

Gjykata Kushtetuese e vitit 2002, teksa gjykonte një kërkesë të Kryeministrit, të cilin e përfaqësova në gjykim si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ka arsyetuar në thelb se:

Ligjet nuk mund t’u japin institucioneve kushtetuese më shumë atribute, privilegje dhe mbrojtje nga sa u ka dhënë vetë Kushtetuta.

Kërkesa jonë në këtë çështje ishte mbi tejkalimin e privilegjeve dhe mbrotjes kushtetuese, që Ligji për Kontrollin e Lartë të Shtetit, i jepte kryetarit të tij.

Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë dhe vendosi standartin që për organet kushtetuese mbrojtjen e përcakton Kushtetuta dhe, ligjet nuk mund të japin më shumë mbrojtje/garanci/privilegj.

Natyrisht, kushtetuta ka ndryshuar substacialisht që nga 2002,por principi mbetet.

Tani, pyetja që shtrohet sa i takon nenit të famshëm 242, që propozohet të ndryshohet me një listë me institucione që nuk barazohen me imunitetin e deputetit:

A mund ti japim më shumë mbrotje sesa i ka dhënë Kushtetuta kryetarit të KLSH?

Nëse po, po me këtë vendim e standard si do ja bëjmë?!” – shkruan Manjani.