Ballina Kronika DURRES/ I dënuar me 12 vite burg për trafik droge në Itali,...

DURRES/ I dënuar me 12 vite burg për trafik droge në Itali, arrestohet 43-vjeçari banues në Shenavlash

198
0

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik lëndësh narkotike.

Policia thotë se Rexhep Muka alias Kreshnik Muka kërkohej nga Italia pasi gjykata e Apelit në Cagliari e ka dënuar atë në vitin 2021 me 12 vite burg për trafik lëndësh narkotike.

Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë për të kryer dënimin prej 9 vite e 6 muajsh që i ka mbetur.

Njoftim i Policisë:

“Në kuadër të operacionit, në qytetin e Durrësit, nga Forcat Operacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi i personit në kërkim ndërkombëtar, shtetasit Rexhep Muka alias Kreshnik Muka, 43 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Cagliari/Itali, në vitin 2021, e ka dënuar me 12 vite burg (mbetur për të vuajtur 9 vite e 6 muaj burg), për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.”, njofton policia.