Ballina Sport Mposhtet Vllaznia, Bylis fiton mes dramës në fund. Elbasani mund Vorën

Mposhtet Vllaznia, Bylis fiton mes dramës në fund. Elbasani mund Vorën

65
0

Vllaznia nuk është më e pathyeshme. Pas nëntë fitoreve radhazi, mes kampionatit dhe Kupës, shkodranët janë ndalur nga Bylis.

Ballshiotët triumfuan 2-1 në shtëpi, në duelin e javës së 25-të në Superiore. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa, kaloi në avantazh falë një supergoli të shënuar nga Stoilov në minutën e 48-të.

I futur nga stoli, mesfushori lëshoi një gjuajtje të fortë, duke mposhtur portierin Pohls. Vllaznia provoi deri në fund për të ndryshuar rezultatin, por barazimi nuk erdhi.

Në fund, vendasit shënuan edhe të dytin me Sanogo, për të vulosur fitoren, pas protestave të miqve më herët për një penallti.

Pak para mbylljes, kuqeblutë shënuan me Tafilin, por kishte vetëm vlerë statistikore.

Kjo fitore e largon Bylisin nga vendi i fundit dhe e ngjit në vendin e tetë me 23 pikë. Vllaznia, pavarësisht humbjes mbetet në krye me 48 pikë, e ndjekur nga Egnatia me 46 pikë dhe Elbasani me 45 pikë.