Ballina Lifestyle Arti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë kompozitori i njohur

Arti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë kompozitori i njohur

85
0

Një humbje e madhe ka goditur botën e muzikës latine. Kompozitori dhe trombonisti i njohur portorikan Willie Colón ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, pasi kishte kaluar katër ditë i shtruar në spital për shkak të problemeve respiratore.

Lajmi u konfirmua nga familja e tij përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale. “Me një trishtim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të bashkëshortit, babait dhe muzikantit tonë të dashur, Willie Colón. Ai u nda nga jeta paqësisht këtë mëngjes, i rrethuar nga familja e tij,” thuhej në reagim. Familjarët shtuan se, edhe pse po përballen me dhimbjen e humbjes, do të vazhdojnë të festojnë trashëgiminë e pavdekshme muzikore që ai la pas, duke kërkuar njëkohësisht privatësi në këto momente të vështira.

Pretendimet për shtrimin e tij në një spital në Bronxville kishin qarkulluar fillimisht në rrjetet sociale, pa një konfirmim zyrtar, derisa familja doli me deklaratën përfundimtare.

Willie Colón konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të muzikës tropikale dhe salsës. Bashkëpunimi i tij legjendar me këngëtarin Hector Lavoe solli në jetë një stil të ri muzikor që u bë themel i salsës moderne. Së bashku, ata realizuan hite të paharrueshme si Che Che Colé, Calle Luna, Calle Sol, Barrunto dhe Canto a Borinquen.

Pas ndarjes profesionale me Lavoe, Colón vijoi suksesin me këngëtarin panamez Ruben Blades, duke krijuar një tjetër partneritet shumë të suksesshëm.

I lindur në Nju Jork nga prindër portorikanë, Willie Colón lë pas bashkëshorten Julia Colón dhe katër fëmijë, si dhe një trashëgimi muzikore që do të jetojë përjetë.