Ballina Opinion Juglindja bllokohet, Edi Rama krihet, Spak fle gjumë

Juglindja bllokohet, Edi Rama krihet, Spak fle gjumë

90
0

Bllokimi i rrugës së korridorit 8 është një krim i rëndë mjedisor dhe ekonomik, i përmasave të rënda që ka ndarë vendin në dy pjesë pa mundësi komunikimi është akt i një bashkëpunimi kriminal i dy ministrive që kanë heshtur para një katastrofe mjedisore që solli këtë katastrofë. Ndërkohë që gjendemi në një situatë të këtij niveli nuk kemi, asnjë reagim nga SPAK për të filluar një hetim për shkaktarët e kësaj tragjedie.

Skandali me bllokimin e Juglindjes së vendit dhe shkatërrimi i urës dhe rrugës në vendin e quajtur  Arra e Gurrës ka ardhur si rezultat i gërryerjeve në lumë, të cilat kanë krijuar shembjen e rrugës dhe urës në këtë zonë. Ndërkohë që kryeministri bojaxhi i Shqipërisë që mundohet të rregullojë imazhin e tij me pallavra dhe demagogji, nuk ka folur asnjë fjalë për këtë tragjedi që i ka ndodhur vendit.

Situata është skandaloze dhe gjysma e juglindja e vendit është tërësisht e bllokuar, kryeministri dhe banda e tij që janë shkaktarët kryesorë të kësaj tragjedie nuk kanë bërë asnjë prononcim.

Shkatërrimi i kësaj  rruge është pasojë e një kronike të nisur para dy vitesh kur filloi ndërtimi i kësaj rruge, ku kompanitë filluan të shfrytëzojnë pa kriter shtratin e Shkumbinit, duke gërryer shtratin e tij dhe sjellë pasojat e sotme ku kemi të bllokuar rrugën dhe rrëzuar urrat e ndërtuara nga kompanitë greke në vitet 97-98.

Për këtë katastrofë mjedisore janë lajmëruar ministrat përgjegjës Balluku dhe Kumbaro, si dhe IKMT të cilët kanë nuk kanë reaguar, duke u bërë pjesë e këtij krimi mjedisor. Kontrollet e kryera nga IKMT janë shoqëruar me procesverbale që fshihnin realitetin, duke mos konstatuar asgjë në mënyrë të qëllimshme ndërkohë që ndodheshin poërballë këtij krimi mjedisor.  Skandali në fjalë përfshin dhe rrugën e re që po ndërtohet e cila është duke u ndërtuar me inerte lumi, që nuk plotëson kriteret teknike për ndërtimin e shtratit të një rruge brenda standardeve.

Ndërkohë pas skandalit,  në mëngjes IKMT Elbasan, Policia Shkencore dhe Prokuroria ndodhet në zonën ku ka rrëshqitje masive të tokës në pranë fshatit Dragostunjë. Po kërkohet dokumentacioni i kompanisë mbi lejen për shfrytëzimin e lumit për marrjen e inerteve, verifikimi i koordinatave, nëse janë respektuar dhe sasitë e lejuara.

Përveç aksit rrugor (korridori i VIII) i cili tashmë është plotësisht i bllokuar, rrëshqitjet kanë përfshirë linjën hekurudhore, linjën elektrike dhe shtyllën e tensionit të lartë 110KV.

Sipas  pamjeve të realizuara disa ditë më parë duket qartë  gërryerj masive të shtratit të Lumit Shkumbin, pikërisht në zonën ku më pas ndodhi rrëshqitja dhe shembja e segmentit rrugor Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, në afërsi të fshatit Dragostunjës.  Sipas informacioneve, marrja e inerteve nga shtrati i lumit ka krijuar një thellësi të konsiderueshme, duke dëmtuar qëndrueshmërinë e tokës përreth. Si pasojë, ka ndodhur rrëshqitja e terrenit, e cila ka marrë plotësisht njërën korsi të aksit rrugor, ndërsa korsia tjetër mbetet në rrezik./sot