Ngjarjet vijnë pas eliminimit të liderit të kartelit, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”.
Sipas raportimeve fillestare, grupe të armatosura bllokuan rrugë kryesore, dogjën automjete dhe ngritën barrikada në disa pika strategjike të qytetit turistik, në një shfaqje force pas humbjes së udhëheqësit të tyre.
Autoritetet meksikane kanë shtuar praninë e forcave të sigurisë në zonë, ndërsa situata mbetet e tensionuar.
Analistët paralajmërojnë se pas vdekjes së “El Mencho”, priten përplasje të brendshme për kontrollin e organizatës, si dhe një valë e re dhune mes fraksioneve rivale dhe forcave shtetërore.







