Moderatorja britanike AJ Odudu tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të BAFTA Awards, teksa u shfaq me një fustan elegant me dekolte të theksuar.
Megjithatë, gjatë paraqitjes së saj në eventin prestigjioz, ajo përjetoi një incident të vogël me veshjen.
Pavarësisht momentit të sikletshëm, Odudu e menaxhoi situatën me profesionalizëm dhe vazhdoi paraqitjen me vetëbesim, duke pozuar për fotografët dhe duke u bashkuar me yjet e tjerë të mbrëmjes.
Ceremonia e BAFTA Awards mblodhi emra të njohur të industrisë së filmit dhe televizionit, ndërsa paraqitjet në tapetin e kuq, si çdo vit, morën vëmendje të veçantë nga publiku dhe mediat.







