Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje zëvendëskryeministres Belinda Balluku që të mos largohet nga vendi, duke paralajmëruar se, sipas tij, nuk do të ketë shpëtim nga drejtësia.
Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi Ballukun për shkelje të ligjit dhe vjedhje, ndërsa shtoi se çdo veprim, sipas tij, është kryer me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se mbledhja e Këshillit të Mandateve, e shtyrë për tre muaj, i ka dhënë mundësi zëvendëskryeministres të shkatërrojë dokumente dhe të intimidojë dëshmitarë.
“Lubi Balluku ka shkelur ligjin dhe ka vjedhur. Por gjithçka ka bërë e ka bërë me urdhër të Ramës dhe si aksionere në minorancë me të.
Gjithçka është bërë për lëkurën e tij dhe familjen e tij. Sot në Kuvend po zhvillohet seanca e shtyrë 3 muaj, shtyrje që i dha Lubisë mundësinë të shkatërrojë mijëra dokumente të intimidojë dëshmitarët, të kërcënojë me dhjetëra dëshmitarë. Ajo aty nuk është.
Komshija thotë prej 4 ditësh nuk e kam parë të hyjë në shtëpi. Tjetër nuk mund të them. Një gjë i them, edhe pas dellit të shkosh, do të të gjejmë e do të të sjellim në vend. Mos tento të dalësh nga Shqipëria”, tha ai.







