Ballina Europë Tronditëse/ Foshnja vdes gjatë fluturimit për në Paris, zbulohet arsyeja

Tronditëse/ Foshnja vdes gjatë fluturimit për në Paris, zbulohet arsyeja

123
0

Një foshnjë vdiq nga një atak kardiak këtë mëngjes në një fluturim të Air France nga Nairobi për në Paris, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur atë në jetë, sipas linjës ajrore.

“Foshnja, e cila vuante nga një problem serioz me zemrën, po vinte në Francë për trajtim”, tha Air France në një deklaratë, duke shtuar se ishin ndjekur të gjitha protokollet shëndetësore.

Sipas linjës ajrore, bazuar në protokoll, ekuipazhi kontaktoi shërbimet kompetente në Paris për t’u informuar se si duhej trajtuar incidenti.

Ekuipazhi më pas iu drejtua pasagjerëve dhe disa mjekë në bord u përpoqën t’i ndihmonin. Megjithatë, ndërhyrja e tyre dështoi ta shpëtonte foshnjën.

Foshnja ishte në fluturim me një eskortë dhe po shkonte në Paris për trajtim.